“Bindja” na rrëfen dhimbjen që shkakton nënshtrimi ndaj paragjykimeve shoqërore dhe ndërgjegjësimin e një gruaje për dëshirat më të thella të zemrës së saj.Me guximin e saj të përhershëm, Austen denoncon kompromiset e vështira që bëhen për një jetese më të mirë, por jo vetëm.
Nuk ka ditë kur një burrë dhe një grua të mos shkëmbejnë premtimin fatal të dashurisë: të dua! Një premtim që edhe mund të tradhëtohet, të harrohet, por që nuk kalon pa lënë një kujtim të pashlyeshëm, mall, keqardhje, mbase edhe urrejtje.
Spanjë. Verë. Një çift me pushime, Maria e Pjeri dhe mikja e tyre, Kler, bllokohen për shkak të stuhisë në një qytezë, ku një burrë sapo ka kryer një krim pasioni: Rodrigo Paestra ka vrarë gruan e tij të re, vetëm 19 vjeç, në krahët e të dashurit. Qyteti është i trazuar, kudo ka patrulla policie. Nën dritat verbuese të stuhisë, Maria vështron çatitë e shtëpive. Dhe aty, fshehur në majë të një çatie, i zë syri një burrë. Një zbulim që mund t’i ndryshojë jetën. Maria dhe Rodrigoja, Pjeri dhe Klera në misterin e pritjes. Spanja, stuhia, një trekëndësh dashurie… Një roman policor ku tensioni erotik është i ndjeshëm në çdo fjalë. Me forcën e joshjes poetike, që e bën lexuesin rob të vetin.
Kjo është një histori e një familje dhe e një fustani të veçantë , të transmetuar nga nëna te vajza , në kohëra të mbara , të vështira , tragjedish dhe triumfesh , nga tregimtarja e preferuar botërore , Danielle Steel .
“Gjëra që nuk i kapërcyem kurrë” është një roman i mbushur me humor, romancë dhe zhvillim të karaktereve. Shkrimi i Lucy Score sjell një histori argëtuese dhe frymëzuese për të gjithë ata që besojnë në aventurat e jetës dhe mundësinë e dashurisë së vërtetë që lind në mënyra të papritura.
E shkuara; Kuini nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta gjente dashurinë e jetës përpara derës së të fejuarit të saj. Një vit pas ndarjes nga partnerët respektivë, Kuini dhe Grahami kanë një lidhje të përsosur, që duket sikur jua ka sjellë fati në derë. E tashmja: Shtatë vjet më pas, lidhja e përsosur kërcënohet nga papërsosmëritë e tyre; kujtimet, gabimet dhe ëndrrat që thurën ndër vite, po i shkatërrojnë. E vetmja që mund ta shpëtojë atë martesë, është pikërisht ajo që i çoi në pikën pa kthim. I mbushur me emocione të forta, përballje në çift, nga ato që i kalojnë të gjithë, por pakkush guxon t’i tregojë, romani “Gjithçka perfekte tek ti” pati sukses të menjëhershëm në tregun botëror. Një histori shumë prekëse, që na kujton se fuqia e pashtershme e dashurisë
është rruga e vetme.