“Kujtime vajze” është një refleksion i fuqishëm mbi shkrimtarinë dhe një epoke thelbësore të ekzistencës, është romani i ndaluar dhe i parrëfyeshëm që autorja e ka ndjekur për tërë jetën.
Romani “Më Ndrysho” me shtatë kapitujt e tij, tenton të jetë
shembelltyrë e jetës reale njerëzore, lindja, rritja, e në fund gjetja e vetvetes. Talenti ështe i lindur, por artist bëhesh vetem nëse e ndjek ëndrrën. Jana, stilistja me duart magjike do t’i duhet të braktise të
tashmen, do t’i duhet të arratiset nga hijet e të kaluarës që të marrë
pjesë në konkursin që do t’i ndryshojë jetën. Nëse ajo fiton, do të bëjë atë që ka ëndërruar gjithmonë, të ndryshojë modën.
Pas suksesit të librit “Mashtruesi”, Javier Cercas rikthehet me një roman të fuqishëm, përfshirës, dhe dhimbshmërisht të nevojshëm. Në qendër është jeta e shkurtër e një djaloshi i cili në vitin 1936, në fillim të luftës civile, u përfshi në ushtrinë e gjeneral Frankos dhe dy vjet më vonë u vra në betejën e Ebros. Ky djalosh, që kishte luftuar për një kauzë të padrejtë dhe kishte vdekur në anën e gabuar të historisë, ishte xhaxhai i nënës së Javier Cercas-it, i cili sot ndien detyrimin të kuptojë arsyet e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që të mund ta ndajë të vërtetën nga gënjeshtra. Rezultat është ky libër që ecën me hapa hipnotike, plot me aksion, emocion dhe ironi, i cili na rikthen në temat thelbësore të rrëfimtarisë së Cercas-it: natyra poliedrike dhe misterioze e heroit, ambiguiteti i pashmangshëm i çdo rikonstruktimi historik, vështirësia e të marrit të përgjegjësisë të së shkuarës sate, mbi të gjitha kur ajo nuk është komode. “Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
1,200LÇmimi origjinal qe: 1,200L.1,080LÇmimi i tanishëm është: 1,080L.
Në orët e tij të fundit në detyrë, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme, nga ato të minutës së fundit.
Nëse do t’i karkonin të tregonte pikën e saktë ku filloi miqësia e tyre, Elisa nuk do të ishte në gjendje të përgjigjej. Ishte nata kur Beatricia u shfaq në plazh – papritmas, si një yll që bie – me sy te gielbër smerald që shkëlqenin në errësirë? Apo ishte më vonë, kur vodhën një pale xhinse në nje butik elegant dhe u larguan si shigjetë me motocikleta? Fundi… ai është i sigurt: kanë kaluar trembëdhjetë vjet, por kujtimet ende dhembin. Sepse tani të gjithë mendojnë se e njohin atë, Beatriçen: e dinë se çfarë vesh, çfarë ha, ku shkon me pushime. E admirojnë, e kanë zili, e urrejnë, e adhuroinë. Por askush nuk e merr me mend sekretin që fshihet pas buzëqeshjes se saj përherë të njëjtë, askush nuk e imagiinon kohën kur “Roseti” ishte vetëm Bea – shoqia e saj më e mira.
ME TË RËNË DËBORA E PARË, AI DO TË VRASË SËRISH. HERRI HOLI, QË TË KEQEN E NJEH NGA AFËR, ËSHTË I VETMI QË MUND TA NDALË SEPSE DI TË ARSYETOJË ME MENDJEN E VRASËSIT.
Shkruar në çaste të dhimbshme , por gjithmonë me të njejtin emocion , ky libër është kronika intime e Spanjës së dekadave të fundit . Gjithashtu , është një rrëfim që na kujton se jemi qenie të pambrojtura , përpara nevojës për t’u ngritur dhe për të vazhduar përpara .
Pacientja e heshtur është një thriller psikologjik tronditës, që ka në qendër aktin e dhunës së një gruaje ndaj bashkëshortit të saj – dhe të terapistit të fiksuar pas zbulimit të motiveve të saj.
Duka e Sudeleigh – it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Edhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t’i shpëtojë martesës, atë e shpëton një fermer skocez. Më vonë ajo i futej atij në shtrat…por e zbulojnë.
Me këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë të një çështjeje të madhe gjyqësore, Xhon Grishami vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementeve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori. Një studio e vogël ligjore. Një çështje e madhe gjyqësore.