• Dita e kukuvajkës

    0

    Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj vrasjen e sipërmarrësit është ndershmëria. Po kush shqetësohet nga prania e një sipërmarrësi të ndershëm, duke u bërë madje vrasës i tij? Shkrimtari Sciascia e përmend këtu mafian për herë të parë. Mjafton të lexosh faqen e parë të Ditës së kukuvajkës për të kuptuar se më në fund, mafia po fillonte të ekzistonte edhe në fjalë. Këtu, në fakt, Sciascia zbulon njëherë e mirë mënyrën e tij të pagabueshme të rrëfimit, duke u fiksuar në thelbin e kuptimit, qoftë edhe me një gjest apo hollësi të vogël. … qëllimi im ishte që t’i jepja jo thjesht masë, thelb dhe ritëm rrëfimit, por edhe që t’i bëja ballë mospranimit, rastësor e të mundshëm, që mund të vinte prej kujt e gjykonte veten të prekur pak a shumë drejtpërdrejt nga vepra ime. Sepse në Itali, siç e thotë ajo shprehja, “nuk mund të bësh shaka as me shenjtorë, as me varfanjakë”: të mos flasim pastaj për rastet kur nuk e ke pasur me shaka, por fare seriozisht.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Im ungj Osvald

    0

    Ky roman i pashoq është konsideruar prej kritikës si një vepër “pa masë zbavitëse”, ku të gjithë përfitojnë kënaqësi dhe shfrytëzohen prej shoku-shokut në një mënyrë apo një tjetër. Edhe pse një vepër fiction fund e krye, lexuesi do të hasë në të disa prej personazheve më të njohura të shekullit të njëzetë nga arti, kultura, politika, tok me veset dhe defektet e tyre njerëzore.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Kurrë pa rënë dielli

    0

    Angeli, një fotograf i ri kthehet nga një natë orgjie në shtëpi, ku gjen një grup adoleshentësh duke ngacmuar një troll të vogël, të plagosur dhe pa mbrojtje. Ai e merr brenda, pa marrë parasysh pasojat dramatike të këtij vendimi. Ç’mund të bësh me një troll në qytet?

    600L
    Shtoje në shportë
  • Në syrin e demit

    0

    Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Një nga ne fle

    0

    Një roman realist, thellësisht poetik, i mbrujtur në të njëjtin stil si Anne Carson, Një nga ne fle i ka siguruar Klougartit vlerësimet e panumërta dhe kandidime çmimi, duke përfshirë Readers’ Book Award, dhe një vend midis zërave të rinj kryesorë në letërsinë botërore.

    900L
    Shtoje në shportë
  • Vrasja e Roxher Akrojdit

    0

    Romani i Agatha Christie, Vrasja e Roxher Akrojdit është i votuar në vitin 2013 nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit si romani më i mirë i kësaj gjinie, i shkruar ndonjëherë!

    900L
    Shtoje në shportë
  • Vrasje në shtëpinë Flit

    0

    Autorja e sages “7 motrat”, Lucinda Riley vjen me nje tjeter roman para lexuesit shqiptar. Kesaj radhe me nje fiction te zhanrit mister, “Vrasje ne shtepine Flit”, ku nje shtepi si ajo e familjes Flit mban sekretet me te mistershme qe mund te kene ndodhur ndonjehere….

    1,400L
    Shtoje në shportë