Çfarë ndodh me një vajzë gjashtëmbëdhjetëvjeçare që guxon e futet në një shtëpi që nuk është e saj? Cila është përgjigjja që një grua e re merr nga i dashuri pasi e pyet atë nëse ai ka ndër mend ta braktisë? Cili është përfundimi i përpjekjeve të një çifti kur ajo këmbëngul që të adoptojnë një djalë, ndërsa ai dëshiron një vajzë, sepse te historia e saj, në njëfarë mënyre, ai shikon fëmijërinë e tij? Po makthi i një nëne që ka frikë se vajza i ka pësuar diçka? Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas
Në tregim unë do t’i përmbahem hamendjes sime, sipas së cilës Hamza Sinani, tek shkonte drejt ashensorit duke folur me vete, po shprehte pendimin pse kishte ndjekur këshillën e të birit, Skënderit. Por vetëm pendimi ishte i pamjaftueshëm për ta qetësuar. Ai po mallkonte nëpër dhëmbë këmbët e veta pse e kishin sjellë në shtëpinë time atë mëngjes të shtune. Po mallkonte edhe fatin përse unë qëllova në Paris gjatë asaj fundjave. Pak nga pak, duke zbritur me ashensor e pastaj duke u endur pa ndonjë drejtim nëpër rrugët e Parisit, mallkimi i tij…
Një përmbledhje përzgjedhëse e prozës sime të shkurtë, kryesisht parabola, gjatë tridhjetë viteve krijimtari letrare. Me përjashtim të ndonjë korrektimi gjuhësor, prozat nuk janë prekur, duke ruajtur kështu gjurmët dhe ndjeshmërinë e kohës kur janë shkruar.
Nuk kisha qëllim të parë tu tregoja historinë time apo të brezit tim në kohën e diktakturës komuniste , por të ndriçoja ato ndjesi e mendime të fshehta , që i mbajmë në zonat e errëta të qenies sonë që nga fëmijëria . Përjetova të njëjtën ndjesi të fuqishme , si atëherë kur shkrova dhe publikova poemën ” Vrima” . Pikërisht këtë çlirim të mbrekullueshëm energjie , mbushur me dhimbje e lumturi , dua ta ndaj me ju . – Rita Petro –
Në tregimet e Ukajt situatat narrative përkthehen në figura (ngjashëm si te Kafka), por kësaj i mbivendoset shtresa e diskursit abstrakt/eseistik, që i shndërrojnë ato në modele diskursi simbolik/alegorik. Kjo shihet edhe te njerëzit e novelave të tij: ata nuk emërtohen rastësisht si perandori, gjenerali, udhëheqësi etj., si funksione të abstraktuara nga plotnia e jetës/ekzistencës njerëzore. (Günther Anders)
Ky libër është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore. Kjo është ndoshta novela më magjepsëse e Mira Meksit, ku autorja shpalos një univers magjik, i cili popullohet nga qenie fantastike
Dykendeshit tone me dheun i mungon nje brinje, Nje tra na duhet te mbajme mbi kokat tona, nje tra catie per qiellin e rende, strehen e care prej nga pikon brenda force mbrapsht rendese mendimesh fluturake qe shkojne si ere, here nga ty tek une e here perkunder, ajo ere fryn brenda fryme te lire fati patezot, fati te pazot lirie beronje. Jemi mure, ngritur per mbajtur brenda veten, ate medysh ndajme, eshte imja apo jotja fryma e patezot, liria per uri? Dykendeshit tone me qiellin i mungon nje brinje…