Kushdo qe grumbullon miresi ne zemren e tij, gjithmone do ta kete rrugen e hapur. Rruga e Shamzit eshte rruga e atyre qe jane te gatshem te digjen. Kerkon qendrim, zgjuarsi, logjike, edukate, respekt, siguri, guxim, disipline dhe percaktim. Nuk e humbe asnjeren nga keto dhe nuk eshte vone ende per asgje. Sepse cdo gje pret kohen e saj. Ndoshta koha e duhur eshte tani….
Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do të zbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. Nëse i vini synim vetes për t’i realizuar qëllimet e tuaja, mund t’ia dilni! Një libër që do t’jua ndryshojë jetën përgjithmonë!
Ky ishte një nga dorëshkrimet që ishte kyçur në kasafortën e tij që nga viti 1941, por që është hedhur në qarkullim disa kohë më parë. Në këtë libër, mjeshtri i madh i disiplinës së zhvillimit personal, Napoleon Hill na sjell këshillat sesi të organizojmë mënyrën e të menduarit për të pasur sukses.
Në librin “SI TË PUNOSH ME VETEN” Dr. LePera ofron urtësi dhe burime praktike që mund të ndihmojnë në krijimin e ndryshimeve kuptimplota dhe prishjen e modeleve shkatërruese. Kjo është asgjë më pak se një ndryshim paradigme në mirëqenien mendore. Ky libër feston fuqinë e individëve për të shëruar veten dhe për të rimenduar potencialin e tyre.
Fillimisht në këtë libër do t’ju shpjegohet imtësisht se çfarë janë emocionet dhe pastaj do t’ju jepen teknika të ndryshme se si të sundoni emocionet tuaja. Arsyeja se përse duhet ti shtypni emocionet tuaja është, sepse prej tyre gaboni më së shumti. Pa emocione mund ti vërejmë më mirë faktet. Pa emocione ne përfitojmë një sy kritik dhe nuk jemi kurrë impulsiv.