-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Lustrum
01,200LShkrimtari britanik Robert Harris na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përzjehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Romani i Harrisit lexohet njëkohësisht si një histori plot humor dhe një udhërrëfyes se si funksionon politika, ajo e Romës së lashtë, por më së shumti, kjo e kohës sonë.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Mashtrim dashurie
01,400LKatalina Martinit i duhet me çdo kusht një shoqërues për në dasmën e së motrës. Sidomos pasi gënjeshtra e saj e bardhë për të dashurin amerikan i del jashtë kontrollit. Atje do të jenë të gjithë të njohurit e saj, madje edhe ish-i dashuri dhe e fejuara e tij.Ka vetëm katër javë kohë që të gjejë dikë të gatshëm për të fluturuar përtej oqeanit e të hiqet si i dashuri i saj. Nju Jork-Spanjë nuk është fluturim i shkurtër dhe familja e saj nuk mund të gënjehet lehtë. Çuditërisht, kolegu i saj i gjatë, i pashëm dhe mospërfillës, Aron Bllekfordi, ofrohet ta shoqërojë, por ajo më mirë e refuzon, sesa ta marrë me vete atë njeri të padurueshëm.Megjithatë, me afrimin e dasmës Aroni duket si mundësia e saj më e mirë. Pak nga pak, ajo fillon të kuptojë se ai mund të mos jetë aq i tmerrshëm, sa i është dukur në zyrë.
-


-


-


-


-


Mbreteresha e Jugut
01,500LNjë histori e paharrueshme, MBRETËRESHA E JUGUT kapërcen kontinentet, nga rrugët me pluhur të Meksikës tek ujërat rrezëlluese të bregut të Marokut, nga Spanja në Ngushticën e Gjibraltarit. Një histori emocionuese e ndërtuar mbi përjetimet magjepsëse të baladave të trafikantëve të drogës, ajo të ngërthen në sensualitetin dhe mizorinë, dashurinë dhe tradhtinë, ashtu sikurse është vetë historia e pluhurit të bardhë.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Motrat e Aushvicit
01,250LGjatë një nate të ftohtë shkurti të vitit 1943, familja Brilleslajper arriti në Folenë e Lartë, një shtëpi e fshehur në pyll, në periferi të fshatit Naarden, në lindje të Amsterdamit. Brenda mureve të kësaj shtëpie, motrat e reja Brilleslajper, Lina dhe Jani, organizojnë një operacion shpëtimi, ndër më të guximshmit në historinë e Vendeve të Ulëta gjatë pushtimit nazist, pikërisht nën hundën e udhëheqësve të Lëvizjes Nacional-socialiste, që banojnë pak qindra metra larg shtëpisë së tyre. Foleja e Lartë bëhet vendi i fshehjes për dhjetëra hebrenj ilegalë, që gjejnë atje jo vetëm një vend të sigurt ku të jetojnë, por edhe ngrohtësinë e një familjeje të madhe dhe gjallërinë e një komuniteti artistësh: ndërsa lufta ashpërsohet, shtëpia mbushet me gëzimin për të jetuar dhe të muzikës që Lina dhe miqtë e saj luajnë mes gazit e haresë së fëmijëve.