Çeleste, vajza më popullore e shkollës, braktis në mënyrë të pashpjegueshme liceun, pikërisht pak para provimeve të maturës. Atëherë, Vera, binjakja e mbyllur dhe serioze, vendos të zbulojë se çfarë e ka tronditur aq shumë të motrën. Për të hetuar sa më mirë, ajo shndërrohet si e motra, duke hyrë në botën e saj vezulluese. Shpejt, ajo përballet me sekrete të pathëna dhe aspekte të paparashikueshme të personave pranë saj: Masimon, i fejuari i Çelestes, që Vera e ka konsideruar gjithmonë si një djalë arrogant dhe sipërfaqësor; Paolon, i vetmi mik që Vera ka pasur ndonjëherë; madje edhe babain, i ashpër, por që në pamje të jashtme duket i ekuilibruar dhe i paanshëm… Pas sipërfaqes së qetë të jetës së saj dhe së motrës, Vera zbulon hije, tradhti, por edhe mundësi për t’u dashuruar. Dhe, njëkohësisht, edhe për Çelesten hapen perspektiva që nuk i kishte imagjinuar kurrë.
1,000LÇmimi origjinal qe: 1,000L.900LÇmimi i tanishëm është: 900L.
Kjo sagë e mrekullueshme familjare është një prej atyre romaneve të rralla, ku personazhet e veçanta janë dhënë në mënyrë të shkëlqyer, ngjan sikur janë shokët e tu të ngushtë dhe ti ndihesh mirënjohës që je në orbitën e tyre. Rrëfimi të shtyn ta marrësh aq shtruar leximin, sa do të doje që libri të mos mbaronte. Në fund, ama, s’keni për t’i mbajtur dot lotët.
Një luftë e përgjakshme mes Britanisë së Madhe dhe Francës po zhvillohet në kufirin amerikan. Dy motra duhet të kalojnë mespërmes territorit armik, për të takuar babanë e tyre. Kush mund t’i ndihmojë? Një renegat skaut, i quajtur Syfajkoi dhe dy indianë guximtarë. Hidhuni bashkë me ta në një aventurë të magjishme, mes një natyre të egër po aq sa edhe vetë njerëzit e saj. Fluturoni në botën e një libri tejet emocionues, sepse i tillë është…
450LÇmimi origjinal qe: 450L.405LÇmimi i tanishëm është: 405L.
I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, “I rrëmbyeri” është një roman klasik i aventurës së lartë së Robert Louis Stevenson-it. I dashur nga gjeneratat, është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi e nga pasuria e trashëguar dh, komplotoi për ta shitur atë si skllav.
450LÇmimi origjinal qe: 450L.405LÇmimi i tanishëm është: 405L.
Grisham vjen me një libër të ri për lexuesit shqiptarë, hedhur në qarkullim nga botimet Dudaj: Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.
Një libër i ri, i pasur, magjik rreth përkatësisë dhe identitetit, dashurisë dhe traumës, natyrës dhe ripërtëritjes, nga autorja më e vlerësuar sot në të gjithë botën. Një histori prekëse, e shkruar bukur dhe e ndërtuar në mënyrë delikate e dashurisë, ndarjes, transcendencës, historisë dhe vetëdijes. Prandaj ky roman konsiderohet si vepra më e mirë e Elif Shafak-ut.
Fëmijët ishin në teatër, duke luajtur përpara tri lopëve aq sa mbanin mend nga Ëndrra e një Nate Vere. Babai u kishte përgatitur një përmbledhje të shkurtër nga vepra e gjatë e Shekspirit dhe ata e kishin përsëritur me të dhe mamanë derisa e kishin mësuar përmendësh. Ia nisën aty ku Nik Fundi, endësi, del nga shkurret me kokën e një gomari mbi supe dhe gjen Titanian, Mbretëreshën e Zanave, në gjumë. Pastaj kapërcyen në pjesën ku Fundi u kërkon tri zanave të vogla ti kruajnë kokën e ti sjellin mjaltë dhe përfunduan kur e zuri gjumi në krahët e Titanias. Deni bënte pjesën e Pakut, Nik Fundit si edhe të tri Zanave. Veshi një kapelë me veshë majucë prej cohe në rolin e Pakut dhe një kokë gomari të bërë me letër nga pakoja e Krishtlindjeve po që grisej, nëse nuk e mbaje me kujdes për Fundin. Una ishte Titania, me një kurorë lulesh pëllumbi dhe një shkop magjik me lulegishtëza.
600LÇmimi origjinal qe: 600L.540LÇmimi i tanishëm është: 540L.
Nga toka në Hënë është një novelë e vitit 1865 e autorit Zhyl Verne . Ai tregon historinë e Klubit të armëve të Baltimores, një shoqëri e pas luftës civile amerikane, që synon të ndërtojë armë për të dërguar në hënë tre nga anëtarët e Klubit të armëve- Presidentin, një prodhues armaturash nga filadelfia dhe një poet francez në Hënë.
650LÇmimi origjinal qe: 650L.585LÇmimi i tanishëm është: 585L.
Një roman i mbrekullueshëm i Fridrih Shilerit , shkrimtarit , poetit dhe dramaturgut të madh gjerman . Një histori sa reale aq e pabesueshme , sa joshëse aq befasuese , sa romantike , aq dramatike . Një botë e madhe brenda ndjesive njerëzore . Përsonazhe që lëvizin në një mjedis të ngarkuar me dashuri , pabesi , intriga dhembje dhe lotë .
Romani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t’i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha. Të paharrueshme janë faqet e fundit ku Tomas Kromuelli, i mbyllur në Kullën e Londrës, takon akuzuesit dhe disa nga bashkëpunëtorët, dikur të zgjedhurit dhe të mbrojturit e tij, që kanë vendosur ta tradhtojnë.