Ka ditëlindjen lepurushi Ka ditëlindjen lepurushi, katër vjet i mbushi. shkruan ftesa pa përtuar nëpër fleta lakre dhe në postë i hedh pas darke, për të lajmëruar gjithë miqtë rreth e rreth. Mirëpo, nga ç’po sheh, askush s’erdhi për vizitë e bile as dhitë, që vinin çdo ditë. shumë vonë e mori vesh, e s’është për të thënë, kec – postieri, një nga një, ftesat kishte ngrënë.
HISTORI ARGËTUESE PLOT AVENTURA DHE KAFSHË GAZMORE, ME ILUSTRIME TË MREKULLUESHME. QË DO TË TË BËJNË SHOQËRI DHE DO TË TË PRIJNË UDHË NË ZBULIMIN E BOTËS SË FANTAZISË
’12 Mentalitete për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës’ është një libër në formën e një udhërrëfyesi jetësorë ku rreket të prekë një sërë konceptesh si falja, forca për të ndryshuar, inteligjencës emocionale dhe sociale. Autori Bilal Kola është përpjekur përmes referencave të autorëve të huaj por duke u bazuar edhe në ngjarjet e tij personale të sjell një udhërrëfyes për vetëpërmirësim.
Nje nga kryeveprat e letersise klasike per te rinj, shkruar nga Zhyl Verni, vjen ne nje botim special ne gjuhen shqipe, pergatitur nga Zenit, nen perkthimin e mjeshtrit Halit Selfo
Ndër romanet më të njohur fantashkencë të Zhyl Vernit, “20 000 lega nën det” tregon historinë fantastike të kapitenit Nemo dhe nëndetëses së tij Nautilius. Gjatë udhëtimit, kapiten Nemo me ekuipazhin shkojnë në pika të ndryshme të oqeaneve, disa prej të cilave Verni i njihte nëpërmjet tregimeve reale të udhëtarëve të ndryshëm, ndërsa disa të tjera janë krejtësisht të trilluara.
Në vëllimin “Andrushi”, autori i ri Flori Kasaj na sjell një personazh të ri, tepër simpatik, ketrushin Andrushi, një personazh që shkrin veçoritë biologjike të bukurisë dhe shkathtësisë me veçoritë etike të guximit dhe dashamirësisë. Personazhi di të luftoj për mbijetesë, që zotëron edhe tiparin e solidaritetit ndaj mikeshës së vet Andrina, me të cilin ndan ushqimet dhe lodrat. Libri është në dy gjuhë: shqip dhe anglisht
Ani shkon në klasë të katërt. Është vajzë me imagjinatë, energjike, dhe e këndshme – në të vërtetë, e tillë është në shtëpi. Për fat të keq, Ani e Shkollës është shumë më pak e gëzueshme. Kur gjendet në oborrin e shkollës, e vetme, pa një shoqe, i mbetet vetëm një mundësi: të bëhet më e shoqërueshme. A mund të ndodhë që Ani të lidhë miqësi edhe me një derrkuc shtëpiak kokëfortë?