• 20000 lega nën det

    0

    Ndër romanet më të njohur fantashkencë të Zhyl Vernit, “20 000 lega nën det” tregon historinë fantastike të kapitenit Nemo dhe nëndetëses së tij Nautilius. Gjatë udhëtimit, kapiten Nemo me ekuipazhin shkojnë në pika të ndryshme të oqeaneve, disa prej të cilave Verni i njihte nëpërmjet tregimeve reale të udhëtarëve të ndryshëm, ndërsa disa të tjera janë krejtësisht të trilluara.

    450L
    Shtoje në shportë
  • Aventurat e Robinson Kruzoit

    0

    Robinson Kruzo është një roman i shkruar nga Daniel Defoe, botuar së pari më 25 prill 1719. Botimi i parë ia mveshi autorësinë e librit protagonistit Robinson Kruzo, aq sa lexuesit menduan se bëhej fjalë për një udhëpërshkrim me incidente të vërteta.

    620L
    Shtoje në shportë
  • I fundit i Mohikanëve

    0

    Një luftë e përgjakshme mes Britanisë së Madhe dhe Francës po zhvillohet në kufirin amerikan. Dy motra duhet të kalojnë mespërmes territorit armik, për të takuar babanë e tyre. Kush mund t’i ndihmojë? Një renegat skaut, i quajtur Syfajkoi dhe dy indianë guximtarë. Hidhuni bashkë me ta në një aventurë të magjishme, mes një natyre të egër po aq sa edhe vetë njerëzit e saj. Fluturoni në botën e një libri tejet emocionues, sepse i tillë është…

    450L
    Shtoje në shportë
  • I rrëmbyeri

    0

    I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, “I rrëmbyeri” është një roman klasik i aventurës së lartë së Robert Louis Stevenson-it. I dashur nga gjeneratat, është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi e nga pasuria e trashëguar dh, komplotoi për ta shitur atë si skllav.

    450L
    Shtoje në shportë
  • Ivanhoi

    0
    620L
    Shtoje në shportë
  • Kujtimet e Sherlok Holmsit

    0

    Një burrë si Sherloku ka shumë armiq: vrasës të dhunshëm, batakçinj të ulët, fantazma dashurish të vjetra, kërcënues, shkrimtarë helmues, për të përmendur vetëm disa.

    Por askush nuk është kaq i tmerrshëm e i fuqishëm sa profesor Moriarti. Moriarti është i vetmi, i cili mund të krahasohet me gjenialitetin e Holmsit.

    Është i vetmi njeri, ndoshta, që mund ta mposhtë përfundimisht detektivin e madh…

    800L
    Shtoje në shportë
  • Medalja e kuqe e kurajës

    0

    Eshte viti 1863. Vendndodhja: Lufta Civile, konflikti me i pergjakshem i Amerikes. Henri Flemingu, nje djalosh iga fshati, ne radhet e Unionit, eshte plot emocione, teksa bashke me shoket e vet ushtare presin nisjen e betejes se tyre te pare. A do te behet Henri heroi qe enderron te jete? Do t’i shpetojne ai dhe shoket zjarrit vdekjeprures te armikut? Dhe kush eshte armiku, ne mos po djem te tjere amerikane si ai vete? Frika dhe kuraja ekzistojne njeheresh, ndersa ?do burre ben rrugetimin e tij permes zjarrit te luftes, ne perpjekje per te marre medaljen e kuqe

    620L
    Shtoje në shportë
  • Një princesh e vogël

    0

    Sara Krui është nxënëse në shkollën luksoze me konvikt të zonjushës Minçin. Ajo ka ajkën e gjithçkaje. Po kur babai i saj i pasur vdes, ajo mbetet pa një dyshkë. Tani Sara jeton në papafingon e ftohtë dhe punon për të siguruar kotheren e bukës. Vetëm magjia mund ta bëjë atë të jetë…

    450L
    Shtoje në shportë
  • Sherlok Holmsi dhe zagari i Baskervilleve

    0

    Cili është mallkimi misterioz i familjes Baskërvill?

    Sër Çarls Baskërvilli gjendet i vdekur në rrethana të çuditshme. Dhe, kur Sër Henri Baskërvilli vjen nga Amerika, një kërcënim vdekjeje e pret në hotel.

    A bëhet fjalë për një fuqi djallëzore?

    Një vrasës i arratisur endet nëpër shqopishtë…

    Një grua vajton…

    Një qen ulërin natën…

    Dhe Sherlok Holmsi është i thirrur të hetojë.

    650L
    Shtoje në shportë
  • Shtëpia me 7 çati

    0

    Një Shtëpi e Mallkuar!  Shtëpia e vjetër ngrihej e zymtë për shekuj me radhë në qytezën e vogël të Nju Inglëndit dhe kishte strehuar breza të tërë të së njëjtës familje të trishtuar. Në të vjen të banojë Fibi, anëtarja më e re e familjes. Sjellja e saj plot dashuri ndihmon në zbulimin e misterit dhe, më së fundi, i sjell familjes lumturi.

    620L
    Shtoje në shportë
  • Vendi i te verberve – Ditaret e Peras 1

    0

    Dymbëdhjetëvjeçari Ran Eltanin, ndërsa vazhdon të banojë D’në Venecia dhe të ndjekë njërën nga shkollat më të vjetra në Evropë, e ka të pamundur të mos vrapojë drejt historisë dhe mistereve, ndryshe nga motra e tij binjake Lusinë.Gjatë një zbulimi që bëri në shkollë, gjeti një fletore të kuqe dhe një papirus misterioz, ku ishte vizatuar një piramidë. Po atë ditë, motër e vëlla, mësojnë se prindërit e tyre, të dy arkeologë, kishin humbur në shkretëtirën e Rab al-Khalit dhe për këtë arsye janë të detyruar të shkojnë në Stamboll pranë kapiten Barnekasit, të cilit as emrin nuk ia kishin dëgjuar.Ata nuk dinë asgjë, por në një udhëtim që fillon në hotelin Pera Palas dhe zgjat deri tek eksploratori Marko Polo, do t’i presin misteret më të mëdha të historisë.

    500L
    Shtoje në shportë