Bazuar në hulumtimet më të fundit, zhvillimet qendrore në politikë, shoqëri, ekonomi dhe kulturë krahasohen në mënyrë transnacionale, duke i bërë të qarta dallimet dhe ngjashmëritë mes shteteve të veçanta të Ballkanit, por edhe të mbarë rajonit në kontekstin evropian.
Ky vëllim i parë hapet me një vështrim rreth asaj që kanë qenë Perandoritë bizantine dhe otomane, karakteristikat dhe trashëgimitë e tyre të cilat shënjojnë, ngandonjëherë ende sot e kësaj dite – edhe kohët e sotme.
Lexuesi njihet në këtë monografi me Mjeshtër Dhanilin, mësuesin voskopojar arumun të fillimshekullit të XIX dhe produktin e tij letrar-didaktik në katër gjuhë të ndryshme ballkanike, që gjëllijnë ende sot e gjithë ditën të përçudnuar në limbin etnonacionalist ballkanik, falë interpretimit aspak fatlum të ndonjë kumti që shoqëron pjesën e tij hyrëse.
Tek vepra “Serbët dhe Arbërit” (1925), historiani dhe albanologu u shquar Milan Šufflay mbështetet në dokumente arkivore, duke bërë jo vetëm analizën paleografike por edhe interpretimin historik të tyre. Kjo vepër shkon në thelb të marrëdhënieve dhe konflikteve mes shqiptarëve dhe serbëve përgjat shekujve
Fuqitë e Mëdha të ” Koncertit Evropian” kishin interesat të ndryshme në Ballkan , të cilat pasqyroheshin në qëndrimin që ato mbanin në përgjithsi ndaj këtij rajoni dhe konkretisht ndaj shqiptarëve .