• Dje, sot, neser

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Gjuha e shpetuar, histori e një rinie

    0

    Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo “histori e një rinie” u prit si një “vepër klasike bashkëkohore”, si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.

    900L
    Shtoje në shportë
  • Gomorra, mafia tjetër e Italisë .

    0

    R.Saviano na çon në një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe tronditës në botën e Kamorrës ose,e thënë ndryshe , Sistemit, ngaqë fjalën “kamorrë” askush nuk e përdor më , Është një organizatë biznesi me degëzime befasuese në të gjithë planetin dhe një zonë gri, gjithmonë e më e madhe , në të cilën duhet vërtet guxim për të dalluar sa pasuri është prodhuar me gjak e sa me operacione financiare .

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Gruaja brenda meje

    0

    “‘Gruaja brenda meje” – një histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën.

    1,300L
    Shtoje në shportë
  • Historia ime

    0

    Edward Snowden, njeriu që rrezikoi gjithçka për të shpërfaqur sistemin e mbikëqyrjes masive të qeverisë amerikane, zbulon për herë të parë historinë e jetës së tij, si dhe mënyrën se si ai ndihmoi për ta ndërtuar atë sistem dhe çfarë e motivoi në përpjekjet për ta shkatërruar atë.Në vitin 2013, njëzetenëntëvjeçari Edward Snowden tronditi botën kur u largua nga institucionet e inteligjencës amerikane dhe zbuloi se qeveria amerikane po përdorte fshehurazi çdo mjet për të përgjuar çdo telefonatë, tekst të shkëmbyer dhe imejl. Rezultati ishte një sistem i paprecedentë i mbikëqyrjes masive me aftësinë për t’u futur në jetën private të çdo personi në Tokë. Shtatë vjet më vonë, Snowden-i rrëfen për rolin e tij në krijimin e këtij sistemi dhe pse vendosi ta ekspozojë atë. Duke rrokur në një rrëfim të vetëm jetën në rrethina gjatë fëmijërisë dhe postimet klandestine të CIA-s dhe NSA-së kur ishte adoleshent, Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur. Historia ime është një autobiografi me rëndësi themelore në epokën tonë digjitale, që do të kthehet në mënyrë të pashmangshme një vepër klasike.

    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Jeta ime

    0
    1,890L
    Shtoje në shportë
  • Jeta ime

    0

    Aktorja e famshme amerikane Demi Moore rrëfen për herë të parë historinë e jetës së saj në një autobiografi të mbushur me emocione dhe të pathëna asnjëherë më pare.Për dekada të tëra, emri i Demi Moore-it ka qenë sinonim i fjalës “famë”. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kryefjala e titujve kryesorë, si për rolet ikonë në filma shumë të suksesshëm, ashtu edhe për lidhjet në jetën e saj private. Teksa ngjiste shkallët e karrierës në Hollivud, e kaluara dhe fëmijëria e saj e përndiqnin, duke i lënë gjithmonë vend një hijeje dyshimi dhe pasigurie për aftësitë e saj. Pikërisht për këtë, ajo shpesh u përball me beteja të mëdha kundër vesit të drogës, mungesës së vetëvlerësimit etj. Edhe kur kapi majat, ajo ende nuk ishte e bindur nëse e meritonte një vend në Hollivud, nëse ishte një nënë e mirë apo një aktore e denjë. Ky rrëfim i saj flet për diversitetin, por edhe për këmbënguljen. Një autobiografi reflektimi, ku autorja rrëfen pa doreza gjithçka për karrierën dhe jetën personale; që nga marrëdhënia problematike me të ëmën e deri tek martesat dhe lufta për të gjetur ekuilibrin mes famës dhe familjes. Libri “Jeta ime” është një histori mbijetese, suksesi dhe dorëzimi; një portretizim i sinqertë i jetës së saj, sa të zakonshme aq edhe ikonë. DEMI MOORE është aktore, producente, regjisore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo njihet për rolet e saj në filmat “St. Elmo’s Fire”, “About Last Night”, “Ghost”, “A Few Good Men”, “Indecent Proposal”, “G. I. Jane”, “Charlie’s Angels: Full Throttle”, “Margin Call” dhe shumë të tjerë. Moore jeton në Los Anxhelos dhe Idaho.

    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Jete paralele

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Jetë shkodrane

    0

    Romani Jetë shkodrane (1965) është nji tablo unike e jetës së qytetit verior në kapërcyellin e shekujve XIX-XX. Stili dhe gjuha e Simonit, përshkrimet e detajuara dhe aftësia e depërtimit në psikologjinë e personazheve, na i përçojnë të freskëta edhe sot skenat e jetës së asaj kohe dhe rindërtojnë artistikisht klimën urbane të zanafillës së modernitetit tonë.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Larg dhe mes njerezve

    0

    Liri Lubonja, në këtë libër autobiografik rrëfen e përshkruan jetën në internim, në Shqipërinë komuniste. Idealiste që ballafaqohet me dënimet e të shoqit dhe të birit si ‘armiq të popullit’, privimet e përditshme, padrejtësitë, ajo megjithatë arrin të bëjë analizë të thellë objektive, pa rënë në sentimentalizëm, të shumë aspekteve të asaj jete të tmerrshme e njëkohësisht absurde. Përmes rrëfimit të saj shpërfaqen ngjarje e personazhe të ndryshme, pra Liria nuk përqendrohet vetëm në jetën e saj, por përfshin shumëçka të përjetuar atyre viteve, 1973-1990.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Ne duart e askujt

    0

    I kërcënuar nga mafia, polici Gianni Palagonia dërgohet në një Kuesturë në Italinë e Veriut, ku duhet të rifillojë një jetë të re së bashku me familjen.

    Kundër vullnetit të tij, fati e çon sërish të merret me Koza Nostrën dhe më pas në ballë të operacionit më të madh antiterrorist të viteve të fundit, ai, që pas vrasjes së profesorit Marko Biaxhi dhe inspektorit Emanuele Petri, do të çojë në asgjësimin e Brigadave të Kuqe të Reja.

    E ndërsa jeta e policit bëhet gjithnjë e më e vështirë, e furishme dhe e rrezikshme, jeta private shkalafitet dita-ditës, në tëhuajtje, në vetmi, në një rutinë të përditshme, në të cilën asgjë nuk duket se ka kuptim.

    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Në mes të urës

    0

    “Në mes të urës” e sjell ish-gjyqtarin dhe ish-ministrin Shefqet Muçi, në moshën tetëdhjetëvjeçare si një shkrimtar. Ngjarjet që tregohen në faqet e librit janë të vërteta, bëhen më të thjeshta për lexuesit dhe marrin, natyrën e tregimeve letrare. Jo vetëm rreket të riprodhojë ngjarjet më saktësinë që kanë ndodhur, siç i ka dëshmuar dhe gjykuar, por edhe të hyjë në piskën e personazheve. Thotë se është munduar të jetë objektiv, të vlerësojë provat e të zbatojë ligjin në fuqi. Ligjet nuk i bën gjyqtari. Ai i zbaton, i pëlqen apo nuk i pëlqen ato…

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Neser e pergjithmone

    0

    Në një roman të jashtëzakonshëm formues, Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.

    1,500L
    Shtoje në shportë
  • Spare – në hije

    0

    Menjëherë pasi është botuar në anglisht, vetëm pak javë më pas, shtëpia botuese “Uegen” sjell në shqip autobiografinë që është kthyer në bestseller-i i momentit në të gjithë botën. Për herë të parë, Princ Herri tregon historinë e tij, duke përshkruar udhëtimin me ndershmëri të vërtetë, të patundur. Një botim historik, plot dije, zbulesë, vetë-ekzaminim dhe mençuri të fituar me vështirësi, lidhur ngushtë me fuqinë e përjetshme të dashurisë mbi pikëllimin. Pas datës 6 mars, libri vjen në duart e lexuesve

    1,500L
    Shtoje në shportë
  • The school of life

    0
    1,800L
    Shtoje në shportë
  • Une

    0
    1,500L
    Shtoje në shportë
  • Unë , Elton John

    0

    Autobiografia UNË është e mbushur me dramë, që nga refuzimi i hershëm i punës së Eltonit me partnerin këngëshkrues Berni Topin deri në daljen jashtë kontrollit të superyllit që kryesonte listat e klasifikimit të këngëve; nga miqësia me Xhon Lenonin, Fredi Mërkërin dhe Xhorxh Majkëllin deri te vallëzimi disko me Mbretëreshën; nga orvatjet për vetëvrasje deri te varësia ndaj drogës, që do ta mbante mbërthyer për më shumë se një dekadë.

    1,500L
    Shtoje në shportë