Ne nje cep te pyllit,te Qoshja e Bukur,te gjithe kane nga nje ide te vecante per t’i bere Ninit ndonje dhurate per ditelindje.Te gjithe,pervec Erolit te drojtur,miushit fusharak.I gjori Erol s’ka as para dhe as ndonje mundesi tjeter per t’i dhuruar dicka Ninit. Po si do t’ia beje atehere?
Ne nje cep te pyllit,te Qoshja e Bukur ka shume gjalleri.Urraaa!Do te nisemi per ekskursion.Ejani,hipni te gjithe sa jeni ne autobus dhe drejt e ne Pyllin e Larte.Nini dhe miqte zbulojne kafshet e malit dhe ia dalin qe te shpetojne edhe nje marmote te vogel.Zbulojeni sa me pare kete aventure te rralle te miqve te rinj te Ninit!
Nini dhe miqte shkojne te argetohen ne nje panair; aty eshte nje karusel i madh,ka hedhje unazazh,peshkim rosakesh plastike dhe nje…tren te cuditshem.Kur hipen ne tren,Nini ndjen frike e ndaj turperohet,por,si gjithmone,bufi Bibu,me miresine e tij,e qeteson dhe i ben shoket te kuptojne se nuk duhet ta ngacmojne e ta vene ne loje,sepse nuk ka asgje te keqe te ndiesh frike.Madje,kjo e ka edhe nje ane te mire….
Ne nje cep te pyllit,te Qoshja e Bukur,pushimet verore sapo kane filluar dhe te gjithe lodrojne me gaz e hare,se do te shkojne me pushime ne vende te bukura.Vetem Nini duket caze i trishtuar: Ai nuk do te shkoje me pushime kete vit.Po cfare do te beje,kur te gjithe miqte e tij do te largohen?
Ne nje cep te pyllit,te Qoshja e Bukur,arushi Nini ia ka marre me gjume per shtate pale qejfe.Ai po sheh ne enderr sikur i ka hyre nje aventure te rrezikshme.Nini fantastik u ben thirrje miqve te tij. – Mbrojtes te planetit,Qoshja e Bukur,degjoni e mbani vesh kete lajm:Ujku i Murrme do te pushtoje pyllin tone me nje ushtri grerezash Ninxha
Ne nje cep te pyllit,te Qoshja e Bukur,prinderit e arusheve Nini dhe Suzi u japin atyre nje lajm te mrekullueshem:Ata do te behen me nje vella te vogel.Oh, c’gezim! Nini e mban vrapin per te miqte e tij qe t’u jape lajmin e gezuar,pa vene re qe e motra,Suzi,eshte strukur ne nje qoshe e duket shume e trishtuar…
Me anë të këtij libri me ilustrime tërheqëse, fëmijët pasurojnë gjuhën dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit.Në të janë përdorur shumë emra, folje e mbiemra, prandaj në çdo faqe ka shumë gjëra që duhen pikasur me kujdes. Ato u përkasin të gjitha fushave, me të cilat fëmijët argëtohen pa masë, si: Kafshët e egra,
Çfarë bëjnë njerëzit, Ora e historisë, Ngjyrat, format dhe numrat etj.Në libër janë treguar edhe disa histori të thjeshta, në të cilat janë përdorur fjalë të botës së fëmijëve. Ato i ndihmojnë vogëlushët që të mësojnë të shkruajnë e të krijojnë histori të shkurtra.
Këtu gjenden disa nga përrallat më të bukura të të gjitha kohërave. Tituj të njohur, si “Bukuroshja e fjetur”, janë përralla mbi vlerat që kanë ende rëndësi për ne sot, si familja dhe besnikëria, miqësia dhe kuraja, të shkuarit mirë në shoqëri dhe realizimi i ëndrrave. Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do t’i lexoni për herë të parë, por e sigurt që do të bëhen, gjithashtu, të preferuarat tuaja.
Një seri fantastike, e cila përmban 12 përralla klasike. Me iIlustrimet plot ngjyra, të realizuara me profesionalizëm dhe të treguara me mjeshtëri, kjo seri është konceptuar për fëmijët që sapo fillojnë të lexojnë.
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. “Të voglat përralla të Mëdha” i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. “Të voglat përralla të Mëdha” i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.