-


-


Ballkani në shekullin XX
02,000LBazuar në hulumtimet më të fundit, zhvillimet qendrore në politikë, shoqëri, ekonomi dhe kulturë krahasohen në mënyrë transnacionale, duke i bërë të qarta dallimet dhe ngjashmëritë mes shteteve të veçanta të Ballkanit, por edhe të mbarë rajonit në kontekstin evropian.
-


-


-


-


-


-


-


Ballkanizimi i Europes
01,000LBallkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e refektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet. Rëndësi vendimtare merr gjetja e zgjidhjeve politike, për të zbutur mosbesimin dhe polarizimin politik.
-


-


-


-


-


Balsam në Galaad – Nje histori nga lufta
01,500LBalsam në Galaad paraqet kërkimin e zgjatur të autorit për të njohur rrënjët e historisë së babait të tij – një kërkim që një ditë, mrekullisht, përfundoi me miqtë e vjetër që e gjetën sërish njëri-tjetrin.
-


-


-


-


-


Banditët
01,000LBanditët është ndoshta teksti që i dha famë të gjerë njërit prej historianëve më të shquar të shek. XX. Duke hedhur dritë mbi lidhjet historike, kulturore dhe shoqërore të banditit me mjedisin në të cilin ai spikat, Hobsbawm-i arrin të nxjerrë në pah një figurë me kompleksitet shumëplanësh. “Banditi social”, siç e quan autori këtë figurë, ngërthen brenda vetes aspirata dhe ideale nga më kontradiktoret, duke ushtruar ndikim të fortë në imagjinatën popullore. Në këtë tekst tashmë klasik, Hobsbawm-i na ofron nje këndvështrim krejtësisht të ri, provokues dhe hera-herës subversiv, mbi objektin e studimit të tij.
-


-


-


Bankieri anarkist
0800LNë këtë dhe prozat e tjera të këtij vëllimi, disa fare të shkurtra, Pessoa arrin të na magjepsë me mjeshtërinë e tij për të prekur në mënyrën më të thukët e më poetike pikat kyçe të përvojës njerëzore.
-


-


-


-


-


-


-


-


Barnatorja e humbur
01,250LFshehur në thellësitë e Londrës së shekullit XVIII, një barnatore sekrete ka kliente të pazakontë. Gratë e gjithë qytetit flasin me pëshpërima për një njeri misterioz me emrin Nela, e cila shet helme të maskuara mirë. Po fati i barnatares vihet në rrezik kur klientja më e re, një 12-vjeçare e shkathët, bën një gabim të rëndë, duke shkaktuar një varg pasojash që ndihen nga shekulli në shekull.Ndërkohë, në Londrën e ditëve të sotme, historiania Karolinë Parsiuell po e kalon vetëm 10-vjetorin e martesës, gjendur në një situatë të vështirë. Kur i bie rastësisht në dorë diçka për vrasjet e pazgjidhura që tronditën Londrën dyqind vjet më parë, jeta e saj ndesh jetën e barnatares në mënyrë krejt të papritur dhe dikujt nuk do t’i shkojnë punët mirë.E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, “Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Becoming Të bëhesh
01,800LKur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming – Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t’u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Berat duke u endur dhe skicuar
02,200LKëtë ind ndërtimor Papastefani na e jep me pastërtinë e vizatimit gati manjakor të banesave dhe udhöve pranë në një punë disa vjeçare. Habitshmerisht, Andi e ka “braktisur” të bardhen simbolike beratase për t’na dhënë atë to padukshmen, shpirtin që e ka mbushur qytetin. Ben Andoni Ne thelb, është ky problemi formës që i adresohet libri i Papastefanit: si te vizatosh formen e nje qyteti kur ai nuk e tregon lehtësisht formen e tij tö përgjithshme. Skënder Luarasi Përmes skicave dhe informacionit sqarues, ky libër është edhe një udhërrefyes turistik, ku mund të takoni bukurinë e peizazhit historik, traditën ndertimore, identitetin, të papriturat e të panjohurat e këtij qyteti magjik. Ky është Berati!
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-

