Do të parapëlqenit të dinit të vërtetën, që ju thotë se për ju s’ka shpresë, apo të vazhdonit të besonit gënjeshtrat? Autorja bestseller Colleen Hoover rrëfen historinë magjepsëse të dy të rinjve me të kaluar të dhimbshme, që nisin një udhëtim pasionant dhe intrigues për të zbuluar kuptimin e jetës, dashurisë, besimit dhe, mbi të gjitha, fuqinë shëruese që vetëm e vërteta mund ta sjellë
Vetem ne perralla princerit martohen me vajzat e varfera,Anabela e di mire kete. Por krenaria e saj e akullt nuk e lejon te pranoje vardisjen e Simon Hantit, borgjez i pasur dhe joshes i vrullshem,shume i ndryshem nga aristokratet qe do te donte te shtinte ne lak. Te pakten deri kur ai i vjedh nje puthje qe nuk arrin ta harroje me…
Një roman intrigues që flet për martesën, për marrëdhënien mes motrave dhe vëllezërve, si dhe për faktin se askush s’na lëndon dot më fort se njerëzit që duam më shumë.
Sekretet e familjes Tajd është një dramë familjare që të trondit e të jep shpresë. Çdo familje ka sekretet e saj.Disa janë të vogla, si të tregosh një gënjeshtër të bardhë ose të përgjosh pas një dere. Të tjerat janë më të rënda, si pabesia dhe tradhtia.Kurse disa sekrete janë aq të tmerrshme, sa duhen fshehur në një vend të thellë dhe të errët, sepse, nëse do të dilnin ndonjëherë në dritë, me siguri do ta dërrmonin një familje…
Ky libër është rrëfimi, ndoshta edhe romani i Stambollit. Protagonist është një qytet i përjetshëm, i jashtëzakonshëm, një qytet i mishëruar në rrënojat e veta. Fabula janë historitë e burrave dhe grave që e themeluan, jetuan dhe e braktisën.
Burgu i Qelqtë është vëllimi i dytë i serisë fantastike dhe me aventura Sekreti i Mhoragës. Qendra Botërore e Kriptozoologjisë e Nju Jorkut do të hapë portat e veta pas pak kohe; dhe të gjithë janë të paduruar që të admirojnë përbindëshin e parë të zënë rob në histori.
Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.
Tok me Ragdanorin, Xheti është në gjendje tani të udhëtojë nëpër tunelet e thella nënujore, falë fuqisë së kristalit. Pas peripecish të pabesueshme, ai do të zbulojë, më në fund, të fshehtën e çuditshme mbi origjinën e vet. Paralelisht, në Mesjetë, kalorësi Myrtag dë Byrka përballet me rreziqe të tmerrshme për të shpëtuar nga vdekja Ranëvonesën, një krijesë fisnike liqeni. Ky arrin të pamundshmen, falë lidhjeve që e bashkojnë me qeniet e thellësive. Me ndihmën e kristalit, të trashëguar nga paraardhësit e tij, Myrtagu i kundërvihet Gordhalit me një sy transformuar në njeri , i cili përhap valën e murtajës së zezë nëpër Evropën mesjetare. Mirë se vini në universin fantastik të gjarpërinjve të detit dhe të përbindëshave liqenorë, që popullojnë Liqenet e Skocisë dhe të Irlandës.
Një roman i bazuar mbi një histori të vërtetë, ku një nënë dhe një vajzë rrezikojnë jetën e tyre për t’ju siguruar strehë dy familjeve hebreje dhe një ushtari gjerman – të cilët nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin teksa jetonin në një shtëpi të vogël me dy dhoma në Poloninë e pushtuar nga nazistët.
Miltiadh Vevecka u lind ne lagjen Kala te Beratit me 18 maj 1947.Shkollen 7-vjecare , te Mesmen dhe Fakultetin e Mjekesise e kreu ne Tirane, ku u diplomua <Mjek i Pergjithshem>, ne Korrik 1970. Pas kesaj kreu stazhin 2-vjecar ne Spitalin Qendror Tirane per <Mjek fshati>. Ne vitet 1972-1975 u specializua ne kliniken e Psikiatrise, ku punoi si asistent pedagog ne Katedren e Neuropsikiatrise. Ne vitin 1957 mbrojti disertacionin dhe eshte “Doktor i Shkencave Mjekesore”.
Luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë nuk vranë vetëm njerëz, nuk shkatërruan thjesht ndërtesa, shtëpi dhe fabrika – ato rrënuan humanizmin te njerëzit. Për të kuptuar raportet në ish-Jugosllavi, nuk nevojitet të lexoni studime sociologjike dhe psikologjike; nuk ju duhet të lexoni revista e gazeta, të shihni lajme dhe emisione televizive – mjafton të lexoni këtë roman të Miljenko Jergoviçit, shkrimtarit kroat më përfaqësues të shekullit XXI.
Ky libër është një rrëfim mbi ankthin dhe trandjen që të dhuron emocioni, mbi betejën për të ruajtur pastërtinë klinike të ndjenjës në çfarëdo moshe që të jesh dhe një anatomi mbi dashurinë dhe forcën e rikthimit të saj në çaste të mbrame, duke të ridimensionuar edhe njëherë kujtimet, të shkuarën, të përditshmen, moshën, pamjen, shpirtin, profesionin, thelbin e kuptimit të karmës tënde dhe raportet me të tjerët rreth teje.