-


Patriarku Moreas
0800LRomani është shkruar në përkujtesë të 400 vjetorit të vdekjes së Athans Rizeasit dhe 420 vjetorit të Kryengritjes epike të Himarës…“Patriarku i Moreas” është romani më ri i shkrimtarit Leka Ndoja. Tema historike e romanit është nxjerrë nga Kryengritja e Himarës 1596-1597, 420 vjet më parë. Është Dita e Shën Lorencit 11 gusht 1596, (sot sipas kalendarit gregorian 15 gusht), kur kishte zbarkuar Armada spanjolle në Himarë nën komandën e Gjeneralit spanjoll Oktavian i ftuar nga Patriarku Athanas I i Patriarkanës së Ohrit, nga gadishulli Mani i Moresë, i mbiquajtur Athanas Moreasi (Morioti). Gjatë gjithë këtij viti dhe më tej në Napoli, Athanasi (Mani 1550 – Napoli 1616) planifikoi çlirimin e Himarës dhe të Ballkanit nga pushtuesi osman, në kohën e sulltanëve Murati III dhe Mehmeti III.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Per shkak te vajzave nga Parisi
01,000LNë këtë libër më tregime ajo që bie në sy më fort është tematika e dyzuar; njeriu ballkanas në udhëtimin e tij drejt të panjohurës; emigracionit. Vendi ku përplasën fatet është Amerika. Më penelata të ngjeshura përplot emocion zbulohet dilema e madhe: Do të qëndrojmë, apo do të kthehemi? Sepse ballafaqimi i parë është si një nokdaun në ringun e jetës. Në këto dilema, apo mësime ; mëshirë për të rrëzuarin, dështimi është përvojë, jo humbje, qëndro, vetëm qëndro, duro dhe prit, syri i tregimtarit njohu pamje të reja të sjelljes së individit në një vend të huaj. Megjithëse në moshë të thyer, ai punoi 11 vjet në Nju Jork dhe përvoja e këtyre viteve u ngjiz në tregimet e këtij libri. Por nuk mjafton vetëm vëzhgimi i përimët, apo përvoja vetjake, duhet dhe frymëzimi, mjeshtëria, të cilat dëshmohen me forcë në faqet emocionuese të këtij libri. Emigranti është udhëtari në kërkim të një identiteti të ri. Udhëtari i suksesit apo i dështimit, që përmblidhen në fjalën domethënëse e aq dramatike; përshtatja me Amerikën, Botën e re. Pikërisht të lufta për t’u përshtatur është dhe thelbi i historive në këtë përmbledhje, më ngjyrim të theksuar autobiografik. Gjithashtu dhe çështje të tjera jetike që e mundojnë emigrantin si: vështirësitë gati të papërballueshme që has në fillim dhe malli për atë që ka lënë pas; tokën e tij, të afërmit, miqtë… Në këto përplasje me mjedisin, punën, shoqërinë, në një vend të huaj, të madh, me mentalitet krejt të ndryshëm, siç është Amerika, dalin më mirë në pah, me dramacitet, tipa e karaktere të qëmtuar në jetën e metropolit gjigant e që përbëjnë një hop cilësor në prozën e Roland Gjozës. Intimiteti i ngjarjes, ai mjedis që di të krijojë autori, dukë qenë realist dhe në të njëjtën kohë surealist, herë rrëfimtar si Kuteli i traditës klasike e herë ekstravagant në postmodernizmin e tij si një autor modern, padyshim sjellin në fushën e tregimit shqiptar një frymë origjinale.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Përkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G. Gjiokastritit
01,000LBotimi i Dhiatës së re shqip më 1827 ishte fryt i fillimeve të rilindjes ballkanike. Ringjallja e popujve të Ballkanit, natyrisht, do të ndodhte kur Perandoria Osmane po merrte të tatëpjetën, por njëkohësisht ajo nuk u bë pa ndihmën e kulturës europiane që nga iluminizmi e deri te romantizmi, që nga rrjedhojat e Revolucionit Francez e deri te ardhja e Bajronit në Shqipëri te Ali Pashë Tepelena. Këtë libër e bënë shqiptarët me ndihmesën e drejtpërdrejtë të europianëve; e përdorën shqiptarët, madje duke e kthyer në pikënisjen e një tradite, dhe mori vlerësimin më të lartë të shkencës evropiane.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


PERRALLA LETRARE SHQIPTARE
01,000LBotimi i librit “Perralla letrare shqiptare” (analize dhe sinteze), zgjeron kuadrin hulumtues te studiuesit Prof.as.dr Ramazan Cadri.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-

