-


-


-


ILIRET DERI TE SHQIPTARET
03,000LProf. Ceka thekson se studimi hedh dritë edhe mbi lindjen dhe origjinën e gjuhës shqipe si dhe trajton gjerësisht pjesëmarrjen aktive të ilirëve në qytetarinë romake. Sipas tij, një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar fuqishëm në mbijetesën dhe kompaktësimin e popullsisë shqiptare ka qenë edhe konflikti i madh me sllavët në atë periudhë kur këta të fundit u vendosën në rajon. Prof. Neritan Ceka i shkroi kapitujt e parë të këtij studimi që në vitin 1987 për ta dërguar në shtyp kohët e fundit. Ai trajton një nga cështjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, pasion që e ka të trashëguar nga i ati, Hasan Ceka, gjithashtu një arkeolog i njohur shqiptar. Libri “Ilirët” në shqip u publikua për të herë të parë në takime me studentë të Universiteteve të Tiranës dhe të Elbasanit, si dhe në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke ngjallur menjëherë interesimin e qarqeve shkencore universitare.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Indetitete pluskuese
01,600LKy libër synon të gjurmojë një vazhdimësi mes arkitekturës së traditës shqiptare dhe karakterit informal të transformimeve spontane të Tiranës bashkëkohore. Përpjekja për të vendosur një lidhje mes ekstremeve të formalizmit funksionalist, tipik i qytetit që mori formë gjatë regjimeve totalitare, dhe atyre të arkitekturës informale, e cila portretizon lirinë konstruktive të dekadave të fundit bëhet për të siguruar një lexim kritik i cili të mund t’i aplikohet ndërhyrjeve dhe rimëkëmbjes së arkitekturës ekzistuese.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Jeta përtej qiellit tim blu
01,000LJam e bindur se prekja, admirimi, apo dhe shijimi i mrekullive të qytetërimit të lashtë kinez, janë të pamjaftueshme për të rrokur thelbin e një trashëgimie e të një kulture krejt të veçantë, me kontribut të pamohueshëm në historinë e zhvillimin e njerëzimit. Ndoshta, prandaj u shkrua dhe ky libër: si një përpjekje modeste për të kundruar, por edhe për të parë përtej syprinës së gjërave, për të shijuar ekzotizmin, por edhe për të përcjellë, për aq sa kam mundur, kodet, kumtet e simbolet e një jete e të një kulture “tjetër”…
-


-


-


-


-


-


Jetë burgu
0800LNë këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete dhe vdekjeje në zemër, nuk arrihet dot veçse duke bërë inventarin e prangave që lemë prapa.
-


-


-


-


-


-


-


-


Jetë shkodrane
01,000LRomani Jetë shkodrane (1965) është nji tablo unike e jetës së qytetit verior në kapërcyellin e shekujve XIX-XX. Stili dhe gjuha e Simonit, përshkrimet e detajuara dhe aftësia e depërtimit në psikologjinë e personazheve, na i përçojnë të freskëta edhe sot skenat e jetës së asaj kohe dhe rindërtojnë artistikisht klimën urbane të zanafillës së modernitetit tonë.
-


-


Ji rruge – zgjidhja
01,000LJI RRUGË-ZGJIDHJA’, libri i parë në zhanërin e vetëzhvillimit, ofruar nga ‘ADAPT Botime’ me autor Eno Barjami, i cili njihet si njëri prej studiuesve, trajnuesve dhe sipërmarrësve më në zë të momentit në Shqipëri dhe në rajon.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-

