Trajtimi i arkitekturës në dimension më tepër shpirtëror e emocional, siç është dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, është thelbi i këtij libri. Hapësira arkitektonike dhe mënyra se si e perceptojmë atë, si dhe përjetimi i kësaj hapësire, janë indikatorë të fuqishëm në jetën e njeriut.
“Fletë nga jeta ime” titullohet libri me kujtime i Dhimitër S. Shuteriqit, një personalitet i shquar, jo vetëm i historisë letrare e kulturore, por edhe i historisë së vendit tonë. Duke lexuar “Fletë nga jeta ime” lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton; kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca, me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë, po aq të ndriçuar nga vështrimi i artistit dhe i njeriut.
… Ne kemi rrugë pafund , vendmbërritje vetëm një . Është e çuditshme të mendosh se e ke fatin në dorë , kur mendoj se fati ose nuk ekziston ose fati jemi ne , sepse ne ndryshojmë veten . Nuk ndryshojmë dot rrugën , por këpucët me të cilat e kalojmë , dhe kjo përbën një ndryshim të madh …
Një roman plot emocion, me një stil të qartë e të thjeshtë, që ka në qendër lidhje familjare e miqësore, dashurinë, sakrificën dhe forcën e madhe për të ecur përpara e për të buzëqeshur, edhe atëherë kur duket se nuk ka më shpresë…