-


Dita e kukuvajkës
01,000LNë një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj vrasjen e sipërmarrësit është ndershmëria. Po kush shqetësohet nga prania e një sipërmarrësi të ndershëm, duke u bërë madje vrasës i tij? Shkrimtari Sciascia e përmend këtu mafian për herë të parë. Mjafton të lexosh faqen e parë të Ditës së kukuvajkës për të kuptuar se më në fund, mafia po fillonte të ekzistonte edhe në fjalë. Këtu, në fakt, Sciascia zbulon njëherë e mirë mënyrën e tij të pagabueshme të rrëfimit, duke u fiksuar në thelbin e kuptimit, qoftë edhe me një gjest apo hollësi të vogël. … qëllimi im ishte që t’i jepja jo thjesht masë, thelb dhe ritëm rrëfimit, por edhe që t’i bëja ballë mospranimit, rastësor e të mundshëm, që mund të vinte prej kujt e gjykonte veten të prekur pak a shumë drejtpërdrejt nga vepra ime. Sepse në Itali, siç e thotë ajo shprehja, “nuk mund të bësh shaka as me shenjtorë, as me varfanjakë”: të mos flasim pastaj për rastet kur nuk e ke pasur me shaka, por fare seriozisht.
-


-


Dita kur gjyshja bllokoi internetin
0800LA mund të jenë të lumtur fëmijët kur nuk punon interneti? Mos ndoshta gjyshja duhet ta bllokojë ndonjëherë sinjalin? Zbuloni aventurën gazmore plot humor dhe mesazhe pikante nga autori gjerman Marc-Uëe Kling. Mosha e rekomanduar për lexim: 6+.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Ditaret Shqiptare
0700LDitarët shqiptarë, është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë. Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, si: si: Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Mit’hat Frashri e shumë të tjerë.
-


-


-


-


-


Ditari i Arti i brishte i not giving a f.ck
01,000LNga autori bestseller i “New York Times”, Mark Manson, vjen një ditar bashkëveprues, bazuar në fenomenin ndërkombëtar, “Arti i brishtë i not giving a f*ck” dhe bestsellerin e New York Times, “Çdo gjë është f*cked”, me pyetje dhe njohuri të qarta të paraqitura me zërin e tij të paimitueshëm. Ky ditar mundëson hapësirë të mjaftueshme për të menduar ulje-ngritjet e jetës, si dhe të udhëzon që të kuptosh se si momente kyçe në jetën tënde – qoftë tragjike, qoftë komike – janë mundësi për t’u rritur (dhe ndonjëherë thjesht për të qeshur).
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Ditari i Vitit te Buallit
0600LCharles Wright eshte vleresuar shpesh nder poetet me te talentuar amerikane te brezit te vet.Nder vite ka mbrujtur nje stil te vetin qe krijon menjehershmeri dhe konkretesi e cila ekzalton objektet perreth dhe perspektiven vetjake.
-


-


-


-


-


-


-


Dite e re
01,300LNjë natë dhjetori, në një cep të errët të portit, tre burra djegin të gjallë Sebastianin, një endacak të cilit i ka dalë nami si mashtrues i tmerrshëm. Pavllo, më i riu nga tre autorët e vrasjes, i tronditur nga brutaliteti i krimit, kërkon të dhëna për viktimën, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të çlirohet nga brejtjet e ndërgjegjes. I kapluar nga pështjellimi mendor, ai beson se nëse ringjall historinë e të vdekurit, do ta rikthejë në jetë. Duke eksploruar strehëzat e të pastrehëve, ai arrin të gjejë shokët e Sebastianit, Teon, Markonin, Lokin dhe Janin. Ai u kërkon të katërve t’i rrëfejnë historinë e tyre dhe historinë e mikut të tyre të humbur, dhe, pa e kuptuar, ai bie në kurthin e një bote të çuditshme. Ndërsa në fillim gjithçka duket e vërtetë, rrëfimet bëhen më të ndërlikuara. Ç’shkaqe dhe ç’motive i çojnë ata në dëshmi të ndryshme dhe shpesh kontradiktore? Ku ndalet miti dhe ku fillon e vërteta? Kush ishte Sebastiani, fundja? Një zbritje në ferrin e hapësirës dhe kohës, një endje në parajsën e rrëfimit, një labirint ku mund të fshihet kuptimi i jetës.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-

