-


Per dashurine dhe hijen
01,200LPër dashurinë dhe hijen na rrëfen për historinë e dy të rinjve, të angazhuar në një hetim gazetaresk, për një miqësi të përzemërt, e paracaktuar për t’u forcuar në rrethana të rrezikshme. Siç ndodh te Shtëpia e shpirtrave, edhe ky roman i Isabel Allendes ka sfond skenarin e shqetësuar të shoqërisë kiliane, por historia që na rrëfen merr menjëherë një ton origjinal dhe të ndryshëm nga ai që karakterizon romanin e mëparshëm: nuk bëhet më fjalë për një sagë familjare me përsëritje epike. Gjithçka vërtitet, që në krye të herës, rreth një vajze, Evangelina, e cila është pre e një gjendjeje ekstaze të herëpashershme, që mbledh rreth saj pak njerëz të devotshëm dhe kureshtarë. Irena dhe Fransisko, me synimin për të hetuar rreth fenomenit misterioz, janë padashur dëshmitarë të ndërhyrjes së një grupi ushtarakësh, që pretendojnë t’i rikthejnë arsyen “vogëlushes së famshme”. Evangelina reagon ndaj ndërhyrjes brutale duke bërë qesharak oficerin që komandon ushtarakët, dhe nga ky episod, në dukje banal, zë fill një peripeci ngjarjesh shqetësuese sepse Evangelinën, pak më pas, e rrëmbejnë forcat e policisë dhe shpallet “e zhdukur”. Dy të rinjtë vihen në kërkim të saj dhe shpejt janë të detyruar të kalojnë përmes një procedure të trishtë që i çon nga komisariati te burgjet, nga morgu te kampet e përqendrimit, ndërkohë që hija e një diktature mizore shfaqet gjithnjë e më shumë kërcënuese mbi hetimet e tyre, herë-herë për të zbuluar realitete që regjimi ushtarak donte t’i mbante të fshehta.
-


-


-


-


-


-


-


-
Sale!


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-
Sale!


-


-


-


-


-


Per shkak te vajzave nga Parisi
01,000LNë këtë libër më tregime ajo që bie në sy më fort është tematika e dyzuar; njeriu ballkanas në udhëtimin e tij drejt të panjohurës; emigracionit. Vendi ku përplasën fatet është Amerika. Më penelata të ngjeshura përplot emocion zbulohet dilema e madhe: Do të qëndrojmë, apo do të kthehemi? Sepse ballafaqimi i parë është si një nokdaun në ringun e jetës. Në këto dilema, apo mësime ; mëshirë për të rrëzuarin, dështimi është përvojë, jo humbje, qëndro, vetëm qëndro, duro dhe prit, syri i tregimtarit njohu pamje të reja të sjelljes së individit në një vend të huaj. Megjithëse në moshë të thyer, ai punoi 11 vjet në Nju Jork dhe përvoja e këtyre viteve u ngjiz në tregimet e këtij libri. Por nuk mjafton vetëm vëzhgimi i përimët, apo përvoja vetjake, duhet dhe frymëzimi, mjeshtëria, të cilat dëshmohen me forcë në faqet emocionuese të këtij libri. Emigranti është udhëtari në kërkim të një identiteti të ri. Udhëtari i suksesit apo i dështimit, që përmblidhen në fjalën domethënëse e aq dramatike; përshtatja me Amerikën, Botën e re. Pikërisht të lufta për t’u përshtatur është dhe thelbi i historive në këtë përmbledhje, më ngjyrim të theksuar autobiografik. Gjithashtu dhe çështje të tjera jetike që e mundojnë emigrantin si: vështirësitë gati të papërballueshme që has në fillim dhe malli për atë që ka lënë pas; tokën e tij, të afërmit, miqtë… Në këto përplasje me mjedisin, punën, shoqërinë, në një vend të huaj, të madh, me mentalitet krejt të ndryshëm, siç është Amerika, dalin më mirë në pah, me dramacitet, tipa e karaktere të qëmtuar në jetën e metropolit gjigant e që përbëjnë një hop cilësor në prozën e Roland Gjozës. Intimiteti i ngjarjes, ai mjedis që di të krijojë autori, dukë qenë realist dhe në të njëjtën kohë surealist, herë rrëfimtar si Kuteli i traditës klasike e herë ekstravagant në postmodernizmin e tij si një autor modern, padyshim sjellin në fushën e tregimit shqiptar një frymë origjinale.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-
Sale!


-


-


Perballe se keqes
01,000LIsh-ministri Aredin Shyti publikon librin për vrasjet e 2 Prillit 1991 në Shkodër dhe për grupin “Hakmarrja për Drejtësi”. Protesta e përgjakshme e opozitës kundër rezultatit të zgjedhjeve të para demokratike:
-


-


-


Perballja perfundimtare
01,250LUdhëkryq interesash politike,tokë e spastrimeve etnike, vend iluftërave epike që ruhen fort në kujtesën kolektive kombëtare. Kjo është Kosova e fundit të shekullit të 18-të deri në ditët tona.Ky libër bazohet në burime arkivore të pa botuara që lidhen kryesisht me “çlirimin” e parë të Koovës;pra trajton një faqe të politikës së jashtme italiane akoma të panjohur si dhe hedh dritë mbi një histori violente në skenën politike ballkanike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Perënditë kanë etje
01,200L“Perënditë kanë etje”, që mund të konsiderohet një roman historik, i vendos ngjarjet në periudhën e Revolucionit Francez të vitit 1793. Ngjarjet e romanit zhvillohen në momentin më dramatik të Revolucionit, nga prilli 1793 deri më 27 korrik 1794, duke përfshirë gjithë periudhën e diktaturës jakobine. Autori evokon jetën e Parisit revolucionar të asaj kohe, duke pasqyruar me mjeshtëri epokën historike dhe koloritin e saj. Simboli i tij poetik është figura antike e Orestit, hero i sfilitur, hakmarrës dhe vrasës; xhelat dhe viktimë. Thelbi i figurës së Gamëlenit shprehet në fjalët e tij: “Vogëlush, ti do të rritesh i lirë, i lumtur dhe këtë do ta kesh prej Gamëlenit të poshtër. Unë jam mizor, që të jesh i lumtur ti; jam zemërgur, që të jesh i mirë ti; jam i pamëshirshëm, që nesër të përqafohen të gjithë francezët duke derdhur lot gëzimi…”