Availability: In Stock

Per dashurine dhe hijen

SKU: 09934

1,200L

Për dashurinë dhe hijen na rrëfen për historinë e dy të rinjve, të angazhuar në një hetim gazetaresk, për një miqësi të përzemërt, e paracaktuar për t’u forcuar në rrethana të rrezikshme. Siç ndodh te Shtëpia e shpirtrave, edhe ky roman i Isabel Allendes ka sfond skenarin e shqetësuar të shoqërisë kiliane, por historia që na rrëfen merr menjëherë një ton origjinal dhe të ndryshëm nga ai që karakterizon romanin e mëparshëm: nuk bëhet më fjalë për një sagë familjare me përsëritje epike. Gjithçka vërtitet, që në krye të herës, rreth një vajze, Evangelina, e cila është pre e një gjendjeje ekstaze të herëpashershme, që mbledh rreth saj pak njerëz të devotshëm dhe kureshtarë. Irena dhe Fransisko, me synimin për të hetuar rreth fenomenit misterioz, janë padashur dëshmitarë të ndërhyrjes së një grupi ushtarakësh, që pretendojnë t’i rikthejnë arsyen “vogëlushes së famshme”. Evangelina reagon ndaj ndërhyrjes brutale duke bërë qesharak oficerin që komandon ushtarakët, dhe nga ky episod, në dukje banal, zë fill një peripeci ngjarjesh shqetësuese sepse Evangelinën, pak më pas, e rrëmbejnë forcat e policisë dhe shpallet “e zhdukur”. Dy të rinjtë vihen në kërkim të saj dhe shpejt janë të detyruar të kalojnë përmes një procedure të trishtë që i çon nga komisariati te burgjet, nga morgu te kampet e përqendrimit, ndërkohë që hija e një diktature mizore shfaqet gjithnjë e më shumë kërcënuese mbi hetimet e tyre, herë-herë për të zbuluar realitete që regjimi ushtarak donte t’i mbante të fshehta.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Per dashurine dhe hijen”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *