-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Lamtumirë Gabo dhe Mercedes
01,000LI lexon këto kujtime të shkurtra me një ndjenjë të thellë mirënjohje . Po , është një homazh prekës i të birit ndaj prindërve të tij të jashtëzakonshem , por edhe shumë më shumë se aq : është një zbulim i skajeve të fshehura të një jete magjepsëse .
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Larg dhe mes njerezve
0800LLiri Lubonja, në këtë libër autobiografik rrëfen e përshkruan jetën në internim, në Shqipërinë komuniste. Idealiste që ballafaqohet me dënimet e të shoqit dhe të birit si ‘armiq të popullit’, privimet e përditshme, padrejtësitë, ajo megjithatë arrin të bëjë analizë të thellë objektive, pa rënë në sentimentalizëm, të shumë aspekteve të asaj jete të tmerrshme e njëkohësisht absurde. Përmes rrëfimit të saj shpërfaqen ngjarje e personazhe të ndryshme, pra Liria nuk përqendrohet vetëm në jetën e saj, por përfshin shumëçka të përjetuar atyre viteve, 1973-1990.
-


-


Larg turmes se cmendur
01,400LBatsheba Evërdini, një vajzë e pavarur dhe çapkëne, shkon në Uedhërbëri për të drejtuar fermën më të madhe në zonë. Prania e saj autoritare, diçka e rrallë për kohën, tërheq vëmendjen e tre mëtuesve krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri: Boldvudi, një fermer xhentëlmen; rreshter Troi, një joshës i lindur; dhe Gabrieli, një bari i devotshëm. Secili, sipas mënyrës së tij, ia pështjellon mendjen dhe zemrën Batshebës sonë, çka do të sjellë kërcënimin e stabilitetit të gjithë komunitetit.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


Lavanderia e madhe
0800LNe pak faqe te mgjeshura ,Sophie Daull di te eksploroje dhe te shprehe qenien e saj intime permes mestaforash te forta ,nje perzierje mes dhunes dhe poezise.
Notes Bibliographiques
-


-


Lavdi Katalonise
0900LNdërsa lexon librin Lavdi Katalonisë, Spanja të vjen e gjallë para syve me qytete, male dhe njerëz; vuajtjet e gëzimet e shkrimtarit bëhen edhe të tuat. Vuajtjet e tij nga i ftohti në llogore të mbushin trupin me drithërima ndërsa sikleti i mungesës së duhanit në mes të stresit të luftës të hedh në këmbë dhe të bën të ndezësh edhe ti një cigare sa për t’u siguruar se nuk të mungon. Shpresa e tij për një shoqëri të barabartë të mbush me shpresë edhe ty. Ndërsa qëndronte në llogore, kryesisht pa bërë asgjë të vlefshme për demokracinë, siç e përshkruan ai pjesëmarrjen e tij në luftë, Orwell qëllohet në qafë nga një plumb i hedhur nga një snajperist nga llogoret fashiste. Përshkrimi që i bën Orwell plagosjes së tij është i tillë sa të shkon dora instinktivisht në qafë se mos plumbi të ka zënë edhe ty vetë gjatë leximit.“Shkrimtari më i madh i shekullit të njëzetë”. Philip French, Observer “Një shkrimtar që mbetet kaq fort bashkëkohor edhe sot… Orwell tha të vërtetën”. Christopher Hitchens “Ai pa përmes çdo gjëje, sepse ai mund të shihte edhe nga vetja. Shumë shkrimtarë dhe gazetarë janë përpjekur të imitojnë qartësinë e tij të veçantë, por nuk kanë arritur të zotërojnë diçka të krahasueshme me autoritetin e tij moral”. Peter Ackroyd, The Times. “Syri i pafajshëm i Orwellit ishte shpesh perceptues dhe shkatërrimtar… një njeri që pa në botën e tij me habi dhe e shkroi saktësisht atë që pa në një prozë të mrekullueshme”. John Mortimer “Heroi im”. Tom Stoppard “Ai e quajti punë të thoshte të vërtetën, në një kohë kur shumë bashkëkohës të tij besonin se historia kishte dhënë urdhër të gënjenin…. puna e tij vijon të jetë aq e qartë dhe e rreptë, sa edhe në ditën kur u shkrua.” Times. “Çdokush që dëshiron të kuptojë shekullin e njëzetë do të duhet të lexojë Orwellin”. The New York Review of Books.
-


-


-


-


-


-


-


-


-

