Historia e një burri-në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kinkaleri në një qytet të një province normande-gjithë kjo e rrëfyer me një precision kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare.Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe shkruan për prindërit e saj duke kërkuar tani një gjuhë të përbashkët, por të pamundur.
Që në fillim jeta e saj shënohet nga ngjarje të jashtëzakonshme, me jehonën e Luftës së Parë Botërore ende të fortë dhe virusin e gripit spanjoll që zbarkon në brigjet e Kilit pothuajse pikërisht në çastin e lindjes së saj.
Si ndodh vallë që koha që kemi jetuar bëhet jeta jonë ? Kjo është nyja që përpiqet të zgjidh Annie Ernaux te libri ” Vitet” , një afresk autobiografik dhe njëkohësisht një kronikë kolektive e botës sonë , që nga koha e pasluftës e deri më sot , një nyje e zgjudhur më së miri përmes shkrirjes së pandashme të zërit të magjishëm individual , me korin e historisë .