Kritika franceze e mirëpret artin e Aleksander Moisiut në vitet 1912 – 1913, por gjatë Luftës së Parë Botërore, ai do të angazhohet apo do të detyrohet të angazhohet në ushtrinë gjermane, në skuadriljen e aviatorëve. Marrëdhëniet e tij me francezët logjikisht do të ftohen. Në shtator të 1915-s i kapet rob në Champagne (Francë). Në mars të 1916-s tenton të arratiset gjatë një transferimi në burgun e Toulouse-s (Francë). Hidhet nga treni bashkë me një tjetër gjerman duke u fshehur kështu në një pyll. Shumë shpejt do të kapet dhe do të dorëzohet para autoriteteve franceze. Detajet e kësaj arratie dhe kapja janë përshkruar në mënyrë të hollësishme nga shtypi lokal i kohës. Në qershor të 1916-s, e transferojnë në Gjenevë (Zvicër) bashkë me 25 të burgosur gjermanë (bëhet fjalë për një shkëmbim të burgosurish franko-gjermanë).
Një shkrimtare e suksesshme, që kthehet në atdhe për të vizituar një spital psikiatrik… Një gazetar i kronikës rozë, që gjurmon këmba-këmbës shkrimtaren… Një aktore e re, që frekuenton të njëjtin spital, për të ndërtuar një rol të pazakontë… Një grua e hijshme, që shfaqet drojtur përtej kangjellave të oborrit të këtij spitali… Jetët paralele të disa personazheve, të kryqëzuara, të gjitha, në një çmendinë… simbolika e së cilës i kapërcen muret e saj fizikë, në “një shoqëri që ka gati gjithmonë një këmishë force, për t’ia veshur gjithkujt që e gjen të ndryshëm”… Qyteti A. nuk ka asnjë koordinatë gjeografike. Ai mund të gjendet kudo… E ashtu si kudo, edhe në këtë qytet njerëzit ëndërrojnë, zihen, shpërfillen, çmenden, duhen, ndahen… pastaj ndërtojnë “shtëpi me dritare anijesh që shohin mbi det”, si të jenë duke pritur vazhdimisht prej andej, diçka që nuk mbërrin kurrë…
Rosamunde Pilcher krijon në faqet e këtij libri një nga personazhet e saj më të arrirë, një figurë gruaje të paharrueshme, protagonisten e një sage familjare e cila, nga Lufta e Dytë Botërore deri në fund të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, përshkon tri breza të lidhur nga magjia e mistershme e një pikture.
Modern,joshes,me nje gjuhe te fuqishme:nje roman i madh per nje figure legjendare dhe nje bote qe gjendet ne hendek. Til Eulenshpigel-endacak,gaztor dhe provokator-ulind ne fillim te shekullit te 17-te,si biri i nje mullixhiu.I ati,nje magjistar dhe eksplorues i te fshehtave te botes, u gjend ne konflikt me kishen,e cila e denoi me varje dhe e dogji.Tilit i duhet te arratiset,shoqeruar nga Nela,vajza e bukepjekesit.Ne nrrugetimet e tyre te rrezikshme,qe femije e derisa rriten si akrobate shetites,permes gjithe vendit te shkaterruar nga lufterat fetare,ata takojne shume njerez te vegjel dhe disa te ashtuquajtur te medhenj.Dhe ne qender te te gjitha ngjarjeve eshte Tili,gaztori enigmatik,i cili nje dite prej ditesh vendosi te mos vdese kurre…