Fati nuk heq dore nga njeriu. Rishkruhet sërish çast pas çasti. Vijnë momentë që i bën gjërat që ke thënë se sdo i bëje, pranon gjërat që sdo i pranoje, e do atë që sdo e doje, shkon atëherë kur mendoje se nuk të shkosh, mendon se ke vdekur por prap vazhdon të jetosh…
Vjen më në fund ne shqip një nga bestseller-at e letërsisë bashkëkohore turke: Nga kjo histori dashurie që shtrihet nga Nju Jorku në Afrikën Veriore, nga Parisi në Stamboll, duhet t’i zgjidhin dy probleme të mëdha: Rregullat e pamëshirshme të mafias dhe lufta e Xhemit për identitet.