Një seri fantastike, e cila përmban 12 përralla klasike. Me iIlustrimet plot ngjyra, të realizuara me profesionalizëm dhe të treguara me mjeshtëri, kjo seri është konceptuar për fëmijët që sapo fillojnë të lexojnë.
Seria “Miqtë e fermës” ju sjell gjashtë libra të këndshëm me forma e ilustrime gjithë ngjyra që të vegjlit tuaj mund t’i shfletojnë vetë. Historitë e shkurtra e gazmore do t’i ndihmojjnë fëmijët t’i njohin edhe më mirë kafshët. Mblidhni një pas një “Qenushi Roki”, “Kotelja Kiti”, “Pula Koko”, “Rosaku Pinpon”, “Miushi Moli” dhe “Lopa Mumu”.
Marksi në Soho është një hyrje e shkëlqyer në jetën e Marksit, në analizën e shoqërisë sipas këndvështrimit të tij, si dhe në pasionin e tij për ndryshime rrënjësore. Po ashtu, Zinn-i na dëften sa të lidhura janë idetë e Marksit me realitetin e botës së sotshme.”
Nuk është aspak e pazakontë që prindërit të mos e dinë mirë se ç’duhet bërë për të rritur fëmijë të mbarë në kohët moderne, ndaj, në qoftë se keni fëmijë të mitur dhe jeni të etur të mësoni gjërat e reja e të dëgjoni sugjerime praktike shumë të vyera, atëherë ky libër është për ju.