Availability: In Stock

Varfanjaku i Zotit

SKU: 10293

1,300L

“Varfanjaku i Zotit” është libri i tetë në radhë i kolanës ANIMA, i shtëpisë botuese “Dukagjini”. Ky roman është shkruar nga Nikos Kazanxaqis, i cili konsiderohet gjiganti i letërsisë moderne greke. I njohur dhe i vlerësuar në gjithë botën, i çmuar dhe i adhuruar nga shumë shkrimtarë të tjerë, Kazanxaqis u nominua nëntë herë për çmimin Nobel. “Varfanjaku i Zotit” është historia e Françeskut të Asizit, shenjtorit të pashoq, që ndryshoi rrugën e të menduarit dhe të afruarit me zotin. Një rrëfim prekës, i thellë, i jashtëzakonshëm që, përmes shembullit të jetës së Françeskut, na fton të kthehemi kah shpirtërorja dhe kah humania. Një libër mbi përkohshmërinë e mishit dhe përjetësinë e shpirtit, por mbi të gjitha për përjetësinë e letërsisë, të së bukurës. Romani u përkthye nga Romeo Çollaku.

Category:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Varfanjaku i Zotit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *