Përshkrim
Diplomati, duhet të jetë i aftë që t’ia prezantoi bashkëbiseduesit të vet shtetin e vet, në mënyrë të thjeshtë të suksesshme e të kuptueshme. Ndër gabimet më të rënda që mund t’i bëjë diplomati, është të premtojë diçka e më vonë të tregohet se qeveria e tij këtë nuk është e gatshme ta pranoj apo ta bëjë. Shumë ambasadorë me përvojë dinë të tregojnë se u është dashur shpesh herë të jenë diplomat jo më të vegjël në qarqet vendore qeveritare se në qarqet e shtetit të akreditimit nëse kanë dashur të arrijnë diçka. Nga diplomati, pritet para se gjithash që t’i transmetoi, në mënyrë të besueshme dhe të saktë, qëndrimet e qeverisë dhe të shtetit të tij në çështje që i interesojnë shtetit partner. Çdo improvizim në këtë aspekt, qoftë edhe me humor, shumë shpejt mund të bëj efekt të kundërt. Qeveritë kanë një përgjegjësi unike në fushën e komunikimeve masive, e cila bazohet në thënien e së vërtetës dhe sigurimin e mirëqenies së shoqërore.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.