Availability: In Stock

Sekretet e Stambollit

SKU: 978-9928-338-62-4

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

Ky libër është rrëfimi, ndoshta edhe romani i Stambollit. Protagonist është një qytet i përjetshëm, i jashtëzakonshëm, një qytet i mishëruar në rrënojat e veta. Fabula janë historitë e burrave dhe grave që e themeluan, jetuan dhe e braktisën.

Kategoria: ,

Përshkrim

Për shekuj me radhë, Bizanti, Kostandinopoja, Stambolli, kanë qenë një destinacion shumë i kërkuar, herë i keqkuptuar, herë i dashur, dhe i parë gjithmonë me habi që në shfaqjen e parë të profilit të tij të jashtëzakonshëm përkundër qiellit të Lindjes. Ajo gjysmëhënë, e cila jo rastësisht shfaqet në flamurin e Republikës Turke, është (dhe në të njëjtën kohë nuk është) e njëjta që mund ta shohim netëve në çdo qiell europian. Ashtu si aroma e veçantë e qytetit, tingujt, thirrjet e marinarëve, pasqyrimet e dritave janë (dhe në të njëjtën kohë nuk janë) të njëjta me ato të një porti çfarëdo të kontinentit europian. Ajo çka i dallon është një ndjesi e pacaktuar, një atmosferë përfshirëse, që dikur quhej “ekzotizëm” dhe që vazhdon të mbijetojë ende sot. Pa i shpëtuar tërheqjes së atij ekzotizmi, Augiasi ngre me hijeshi velin dhe zbulon thelbin më autentik të qytetit, atë që turisti jo gjithmonë di apo mundet të rrokë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

298

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Sekretet e Stambollit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *