Përshkrim
PO TË TË HUMBTE MAMAJA, DO TË BËJE DENONCIM NË POLICI?
Edhe sikur i dyshuari kryesor të ishte babai yt? Kjo është dilema me të cilën përballen motrat dhe vëllezërit Delejni.
Familja Delejni ka vend të veçantë në komunitet. Bashkëshortët, Stenin dhe Xhoin, i kanë zili gjithë miqtë e tyre. Pas pesëdhjetë vitesh martesë, ata kanë shitur më në fund akademinë e famshme të tenisit dhe janë gati të nisin çka duhet të ishin vitet e arta të jetës së tyre. Atëherë pse s’janë aspak të lumtur?
Një natë, në derën e Xhoit dhe Stenit troket një e panjohur, Savana, e gjakosur pas një konflikti me të dashurin. Delejnët ia ofrojnë me shumë kënaqësi mbretërinë e vogël për të cilën ka aq shumë nevojë. Po kur humb Xhoi, Savana nuk gjendet gjëkundi dhe policia merr në pyetje Stenin. Dy nga fëmijët e çiftit mendojnë se i ati është i pafajshëm; dy të tjerët nuk janë aq të sigurt. Është e qartë që të gjithë Delejnët duhet ta shikojnë historinë e familjes me tjetër sy.
REVIEWS
“Liane Moriarty konfirmon vendin e saj si shkrimtare e zhanërit të misterit, duke përdorur çdo detaj në rrjetën e saj të ndërlikuar narrative për të mos ia zbehur kureshtjen lexuesit deri në të papriturën e fundit.”
-Revista “Vulture”
“Lexuesit do ta adhurojnë këtë libër.”
– Gazeta “The Washington Post”
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.