Availability: In Stock

Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell

SKU: 978-99943-46-32-6

900L

Do të dëshiroja të shihja një botë ku arsimi të synonte lirinë e mendjes në vend të burgosjes së mendjeve të të rinjve në një armaturë të ngurtë dogmash të llogaritura t’i mbrojnë ata gjatë jetës prej heshtës së faktit të paanshëm.

Category: Tag:

Përshkrim

Mbi librin

Një libër që trajton disa çështje thelbësore, u jep përgjigje një sërë pyetjeve dhe argumenton se pse fetë janë të dëmshme për shoqërinë. Sipas Russell, dëmi që shkakton një fe është dy llojesh: njëri që varet nga lloji i besimit, që është menduar se i duhet dhënë asaj, dhe tjetri nga dogmat e veçanta që besohen.

Fragment nga libri

Është quajtur e virtytshme të kesh një besim – domethënë të kesh një bindje që nuk mund të lëkundet nga dëshmi të kundërta. Ose, nëse dëshmitë e kundërta mund të ngjallin dyshim, gjykohet se dëshmia e kundërt duhet asgjësuar. Mbi këtë bazë të rinjtë, të paktën në Rusi, nuk lejohen të dëgjojnë argumente, për pasojë mendjet e tyre mbeten të pazhvilluara dhe mbushen me armiqësi fanatike.

Do të dëshiroja të shihja një botë ku arsimi të synonte lirinë e mendjes në vend të burgosjes së mendjeve të të rinjve në një armaturë të ngurtë dogmash të llogaritura t’i mbrojnë ata gjatë jetës prej heshtës së faktit të paanshëm. Bota ka nevojë për mendje të hapura dhe këto nuk mund të vijnë prej sistemeve të ngurta, qofshin të vjetra apo të reja.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

252

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *