Përshkrim
“Janë dy të vërteta të ndryshme, por të dyja janë të vërteta: ajo e librit dhe ajo e jetës. Të dyja bashkë themelojnë gënjeshtrën”.
“Ajo çfarë e dallon një autor nga bashkëmoshatarët e tij është distancimi nga kozmopolitizmi dhe rrënjët spanjolle pa komplekse, me kthjelltësi, me kritikë dhe që arrin të prekë të gjitha fushat”. – Santos Sanz Villanueva, El Cultural
“Manuel Vilas surprizon me vizionin e tij kritik mbi shoqërinë spanjolle”. – J. A. Masoliver Rodenas, La Vanguardia
Në librin “Ordesa”, Manuel Vilas rrëfen historinë personale me të njëjtin intensitet si në poezitë e tij: e kaluara, venitja e dy familjeve, humbja e njerëzve të dashur, mungesa dhe distanca me njerëzit që do, Spanja në të cilën jeton dhe Spanja kur ai u rrit, kujtimet, ndjesia e çrrënjosjes… Me zërin e tij guximtar dhe transgresiv, përzien realitetin me trillimin, proza dhe poezia, autori ka shkruar romanin ku secili prej nesh mund ta gjejë veten dhe të përshkojë rrugën e kundërt nga e tashmja e pagabueshme deri në origjinën e imagjinuar.
Shkruar në çaste të dhimbshme, por gjithmonë me emocion, ky libër është kronika intime e Spanjës së dekadave të fundit. Gjithashtu, është një rrëfim që na kujton se jemi qenie të pambrojtura, përpara nevojës për t’u ngritur dhe për të vazhduar përpara edhe pse duket e pamundur, edhe kur të gjitha nyjat që na lidhnin me të tjerët janë këputur ose i kemi këputur. Dhe mbijetojmë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.