Availability: In Stock

Mjerimi i historicizmit

Autor: Karl Popper
SKU: 9789992753477

600L

Mjerimi i historicizmit , sigurisht nuk është kryevepra e K.Popperit . Sidoqoftë ajo mbetet një vepër përfaqësuese e mendimit popperian dhe e stilit papërsëritshëm të arsyetimeve të tij . Libri ka një vëllim të vogël ; megjithatë , në ato pak faqe  të tij shpalosen mjeshtërisht qëndrimet e Popperit si studiues .

3 stok

Category:

Përshkrim

Mjerimi i historicizmit, sigurisht, nuk është kryevepra e Karl Popper – it. Sidoqoftë ajo mbetet një vepër përfaqësuese e mendimit popperian dhe e stilit të papërsëritshëm të arsyetimeve të tij. Libri ka një vëllim të vogël; mëgjithatë, në ato pak faqe të tij shpalosen mjeshtërisht qëndrimet e Popperit si studiues.

Një lexues serioz, i vëmendshëm dhe disi i familjarizuar me problematikën filozofike e veçanërisht metodologjike, jo vetëm krijon një përfytyrim të përafërt pak a shumë autentik për personalitetin e autorit, por nuk i shpëton dot ngasjes për të njohur edhe vepra të tjera të tij. Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik.

Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. Popperi përpunoi dhe përsosi një sistem argumentesh të mprehta dhe të goditura, i cili me konsekuencën e vet i mbërthen teoritë false në darën e hekurt të logjikës. Kjo ndjehet më së miri edhe te Mjerimi i historicizmit.

Nuk është vendi këtu dhe as është e arsyeshme të nënvizonim disa prej tyre. Megjithëkëtë nuk mund të mos e zëmë në gojë atë “kod” të paqortueshëm etik, të cilit i përmbahet Popperi në polemikën intelektuale. Në çdo fjali a formulim të Popperit pulson një arsyetim i hollë dhe shumë i zhdërvjellët, të cilin përkthyesi e ka të vështirë ta transmetojë.

Në qoftë se guxova të përkthej Mjerimin e historicizmit, për këtë ka pak “faj” edhe Popperi ose, më saktë, metoda e provave dhe e gabimeve që ai e ka për zemër. Dikush duhet të provojë dhe natyrisht të gabojë. Këto gabime duhen përgjuar me kujdes për të parë ku kemi lajthitur me qëllim që të tjerët të mos i përsëritin ato dhe të na japin kryeveprat e Popperit në shqipërime gjithnjë e më dinjitoze.

Shqipja i ka të gjitha vetitë për t’i dhënë me tërë pasurinë e ngjyresave veprat më madhore të mendimit shkencor e filozofik.

Mbi autorin
Karl Popperi u lind në Vjenë në vitin 1902. Formimin e vet e kreu në Universitetin e Vjenës, në të cilin mori edhe gradën shkencore të Doktorit në vitin 1928. Një vit përpara se Hitleri të pushtonte Austrinë, Popperi u largua nga Vjena për të marrë përsipër një detyrë në Universitetin e Kristçërçit (Christchurch) të Zelandës së Re. Por një njeri si Popperi nuk mund të humbiste i përthithur në një periferi të largët për veprimtarinë e ethshme kërkimore e shkencore.

Më 1946, Shkolla e Ekonomisë e Londrës, që i përket yllësisë së institucioneve mësimore – shkencore më të famshme dhe më me prestigj të botës, e thirri në gjirin e vet dhe i besoi vendin e Profesorit të Logjikës dhe Metodës Shkencore. Popperi me veprimtarinë e tij të shquar u bë pa mëdyshje autoriteti më i madh për metodologjinë e shkencës, fushë në të cilën dha një ndihmesë të tillë që është tepër e vështirë t’ia përvijosh caqet, aq e gjerë dhe e pafund është ajo.

Akademitë më të njohura në botë si Shoqëria Mbretërore e Anglisë, Akademia Britanike, Akademia Amerikane e Arteve dhe e Shkencave dhe një numër akademish të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare e patën për nder ta kishin Karl Popperin anëtar të vetin. Më 1972 atij iu dha një titull fisnikërie dhe dhjetë vjet më vonë u ngrit në rangun e Shoqëruesit të Nderit. U shua fizikisht më 1995 në moshën 93 vjeçare.

Thuhet, dhe jo pa arsye, se racën e dijetarëve universalë e zhduku diferencimi i madh i shkencave të kohës sonë. Përmendim disa emra tepër të rralë si “ekzemplarë” të fundit të kësaj race. Popperi, po të përdorim një term shumë të parapëlqyer të tij, ishte një “përgënjeshtrim” i këtij pohimi.

Formimi i tij bazë ishte matematik dhe që këtej u shtri në tërë spektrin e shkencave fundamentale natyrore dhe më posaçërisht në fizikë. Interesimi i Popperit për shkencat shoqërore është i mëvonshëm, por njohja e tyre prej tij ishte aq e thelluar saqë e renditi ndër specialistët më të spikatur të harkut të së ashtuquajturës kulturë humanitare. Puna e Popperit ka qenë themelvënëse në shkencat natyrore, por një reputacion të ngjashëm ka kontributi i tij i rëndësishëm në lëmin e teorisë politike dhe të sociologjisë.

Trashëgimi i vyer që la Popperi do të jetë me siguri objekt analizash të imta të studiuesve dhe të duhet një kohë e gjatë që ai të ndriçohet në aspektet e tij të panumërta. Lufta për njohjen e botës dhe të vetvetes është mbase aventura më e madhe shpirtërore e njerëzimit. Kuptohet sa tërheqëse në të gjitha kohët ka qenë për mendjet më të ndritura zbërthimi i mekanizmit të kësaj aventura të madhërishme.

Çdo nivel i ri i arritur prej dijes njerëzore krijon një pikë më të lartë soditëse, nga e cila shihet një pamje me horizonte shumë më të shtrira. Në qoftë se përparimi i dijes në rrafshin logjistik e lehtëson studiuesin sepse i ofron një pozitë soditëse më të privilegjuar se ajo që patën pararendësit e tij, një dialektikë e pamëshirshme, ia rrit eksponencialisht vështirësinë e studimit në rrafshin strategjik.

Kjo do të mpinte edhe mendjen me guximin më të krisur ngaqë një sipërmarrje e tillë mund të krahasohet me atë që populli ynë e ka skalitur në theniën “t’i futesh detit me këmbë”. Sfidën e pranoi Popperi dhe tani që hedhim sytë pas dhe shohim veprën që kreu, na duket se ishte fat që një punë si kjo e mori përsipër një mendje aq e fuqishme, por edhe origjinale. Fjalën “fat” na e shtiu ndër mend Njutoni, i cili thoshte se pati fat që botën e soditi mbi supe gjigandësh. Një “sup” i tillë është vepra e Popperi.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

160

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

2/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mjerimi i historicizmit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *