Loja e Geraldit
Çmimi origjinal qe: 1,600L.1,440LÇmimi i tanishëm është: 1,440L.
NJË GRUA, Xhesi Bërlingemi me asgjë në trup, veç një këmishe të hollë, gjendet e vetme, shtrirë në shtrat, lidhur me pranga në një shtëpi të izoluar buzë liqenit. Atje jashtë endet një qen i uritur dhe, jo shumë larg, dëgjohet zhurma e një motosharre. (Gruaja e kishte lënë të shoqin ta lidhte në pranga për të bërë lojëra seksi dhe, dikur, kur ajo ndërron mendje dhe ai vazhdon të ngulë këmbë, e godet me shkelm në stomak. Papritmas, ai vdes nga një sulm në zemër. Por tani Xhesi nuk është më vetëm. Në njëzetetetë orët që pasojnë, e bllokuar në shtëpinë e liqenit që bëhet burgu i saj, Xhesi do të gjendet ballë për ballë me gjithë frikërat e saj, ndërkohë që, dera e pambyllur, e cila përplaset kobshëm nga era, është një ftesë drejt një tmerri të pagjasë, të cilin ajo kurrë s’e kishte imagjinuar. Brenda dhomës së gjumit që mbulohet nga errësira, grumbullohen hijet si një kërcënim i heshtur, ndërkohë që në kokë i kumbojnë një kor zërash që këlthasin dhe pëshpërijnë: “Gratë vetëm në errësirë janë si ca dyer të hapura…dhe nëse këlthasin duke kërkuar ndihmë, kush e di se çfarë gjërash të llahtarshme mund t`iu përgjigjen?”.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.