Përshkrim
Një roman marramendës, i frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Historia e dy grave që jetojnë në dy anët e Paqësorit dhe e një sekreti që i lidh ato.
Japoni, 1957. Martesa me mblesëri e shtatëmbëdhjetëvjeçares Naoko Nakamura, që do t’i kishte dhënë një pozitë të privilegjuar familjare në shoqërinë tradicionale japoneze, duket e pamundur.
Vajza ka rënë në dashuri me një ushtarak të ri të marinës amerikane. Në një Japoni të lidhur fort me traditat dhe ku martesat mes racave të ndryshme shihen shtrembër, në një Japoni të Pasluftës kur amerikanët janë fitimtarë dhe japonezët humbës, Naokoja shtatzënë ka vetëm një fat: atë e përzënë me turp nga shtëpia. Çfarë ndodh më pas, është gati e paimagjinueshme për një vajzë, por sidomos për një nënë…
Shtetet e Bashkuara, kohët moderne. Gazetarja investiguese Tori Kovaçi gjen një letër, e cila vë në pikëpyetje gjithçka që ajo dinte për familjen e saj. Lajmet që merr vesh nga i ati në shtratin e tij të vdekjes, papritur ia kthejnë jetën përmbys.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.