Availability: In Stock

Festa e Kotesise

Autor: Milan Kundera
SKU: 9789928816290

900L

Category:

Përshkrim

Të hedhësh dritë mbi problemet më serioze dhe në të njëjtën kohë të mos shqiptosh asnjë fjali të vetme serioze, të magjepsesh nga realiteti i botës bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë të shmangësh çdo realizëm – ja, kjo është Festa e kotësisë.

Ata që i njohin librat e Kunderës, e dinë se dëshira për të përfshirë një pikëz “joserioziteti” në roman, nuk është e re për të.

Në romanin Pavdekësia, Gëte dhe Heminguej shëtisin së bashku, duke folur e qeshur. Te Ngadalësia, Vera, bashkëshortja e Kunderës, e paralajmëron: “Më ke thënë shpesh se do të doje që një ditë të shkruaje një roman ku asnjë fjalë nuk do të ishte serioze… Dua vetëm të të paralajmëroj: Kujdes!”

Dhe, në vend që të ketë kujdes, Kundera më në fund e realizon ëndrrën e tij të vjetër estetike – dhe Festa e kotësisë mund të konsiderohet si sintezë e gjithë veprës së tij. Një sintezë e çuditshme. Një epilog i çuditshëm. Një e qeshur e çuditshme, e frymëzuar nga epoka jonë, që është komike, sepse ka humbur çdo sens humori.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

136

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

1/2

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Festa e Kotesise”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *