Availability: In Stock

Dyshimi

SKU: 9789994306992

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

Dyshimi është një kryevepër që do ta lexoni me një frymë, një novelë krejtësisht përthithëse, që do të sfidojë gjithçka dini për mëmësinë, për atë se çfarë i detyrohemi fëmijëve tanë, dhe ndjesitë që përjeton një grua që ndihet e pakuptuar.

Kategoria: , Tag:

Përshkrim

Ngjarja më e pritur e vitit. Botuar njëkohësisht në 34 vende të botës.

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.

Blajth Konor është e vendosur për të qenë një nënë e ngrohtë dhe e dashur për foshnjën e saj, Violetën. Një nënë që ajo vetë nuk e pati kurrë. Por, që në ditët e para rraskapitëse të mëmësisë, Blajthi krijon bindjen se ka diçka që nuk shkon tek e vogla e saj – ajo nuk sillet njëlloj si fëmijët e tjerë.

Apo mos vallë gjithçka është në kokën e Blajthit? I shoqi, Foksi, mendon se ajo po përfytyron gjëra. Sa më shumë që Foksi i injoron frikërat e saj, aq më tepër Blajthi fillon të vërë në pikëpyetje shëndetin e saj mendor dhe aq më shumë ne fillojmë të vëmë në pikëpyetje atë që Blajthi po na rrëfen lidhur me jetën e saj.

Më pas vjen në jetë djali i tyre, Semi. Blajthi krijon atë lidhje të bekuar që gjithmonë ka ëndërruar në raport me krijesën e saj. Edhe Violeta duket se e do vëllanë e saj të vogël. Por kur jeta e tyre befas ndryshon, shkëputja e saj shkatërruese e detyron Blajthin të përballet me të vërtetën.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

317

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dyshimi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *