Përshkrim
Pasi arratiset nga një martesë me mblesëri dhe e dhunshme, shtatëmbëdhjetëvjeçarja Lakshmi largohet nga fshati i prapambetur i viteve 1950 drejt qytetit plot gjallëri të Xhaipurit. Atje, bëhet artiste e kënasë dhe njeri i besuar, e kërkuar së tepërmi nga gratë e pasura të shtresës së lartë. Por, megjithëse i besohen të fshehtat e pasanikëve, kurrë nuk mund t’ua zbulojë atyre të fshehtat e veta…
E njohur për vizatimet origjinale dhe këshillat e urta, Lakshmi duhet të veprojë me kujdes për të shmangur thashethemet ziliqare që mund t’i shkatërrojnë emrin e mirë dhe jetesën. Ndërkohë që ndjek ëndrrën për një jetë të pavarur, një ditë befasohet kur ndeshet me burrin, i cili e gjen pas aq shumë vitesh, i ndjekur nga një vajzë e vogël plot gjallëri – një motër që Lakshmi nuk e dinte që e kishte. Papritur, maturia që e kishte kultivuar me aq kujdes, i kërcënohet. Megjithatë, ajo këmbëngul, duke përfituar nga talenti dhe duke ndihmuar njerëzit që e rrethojnë.
REVIEWS
“Romani i Alka Joshit është i mahnitshëm dhe i paharrueshëm… Lexojeni me ngadalë këtë libër dhe shijojeni: Çdo faqe është e pasur me kënaqësi të stërholluara për mendjen dhe zemrën.”
– Anita Amirrezvani, autore e “Gjaku i luleve” dhe “Njësoj si dielli”
“Një rrëfim që të ngre peshë dhe zbulon forcën e familjes.
– LIBRARY JOURNAL
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.