Një shkrimtare e suksesshme, që kthehet në atdhe për të vizituar një spital psikiatrik… Një gazetar i kronikës rozë, që gjurmon këmba-këmbës shkrimtaren… Një aktore e re, që frekuenton të njëjtin spital, për të ndërtuar një rol të pazakontë… Një grua e hijshme, që shfaqet drojtur përtej kangjellave të oborrit të këtij spitali… Jetët paralele të disa personazheve, të kryqëzuara, të gjitha, në një çmendinë… simbolika e së cilës i kapërcen muret e saj fizikë, në “një shoqëri që ka gati gjithmonë një këmishë force, për t’ia veshur gjithkujt që e gjen të ndryshëm”… Qyteti A. nuk ka asnjë koordinatë gjeografike. Ai mund të gjendet kudo… E ashtu si kudo, edhe në këtë qytet njerëzit ëndërrojnë, zihen, shpërfillen, çmenden, duhen, ndahen… pastaj ndërtojnë “shtëpi me dritare anijesh që shohin mbi det”, si të jenë duke pritur vazhdimisht prej andej, diçka që nuk mbërrin kurrë…
Libri bazohet në mënyrë të konsiderueshme në një përmbledhje burimesh të sapobotuar. Në fillim të vitit 2000, profesor Zhang Xianweni i Universitetit të Nankinit, së bashku me studiues në 20 universitete dhe institucione të kërkimit shkencor në Kinë dhe jashtë saj, udhëhoqi një ekip në mbledhjen e të gjitha burimeve historike rreth Masakrës së Nankinit në mbarë botën, përfshirë dokumente qeveritare të arkivuara, artikuj gazetash, kujtime vetjake të të mbijetuarve e pjesëmarrësve dhe shumë burime të tjera që lidhen me ngjarjen. Kjo përpjekje e jashtëzakonshme çoi në botimin e 72 vëllimeve histori – gati 40 milionë karaktere kineze – që tani përbëjnë përmbledhjen më gjithëpërfshirëse rreth kësaj çështjeje. Përmbledhja është një kontribut mjaft i madh në studimin e Masakrës së Nankinit në veçanti, por gjithashtu ofron njohuri të mëtejshme për mizoritë e luftës dhe gjenocidin në përgjithësi.
1,250LÇmimi origjinal qe: 1,250L.1,125LÇmimi i tanishëm është: 1,125L.
Nga goja e balenës është një sagë islandeze për epokën moderne . Është viti 1635. Islanda është një botë e errësuar nga bestytnitë , varfëria dhe mizoria . Burrat e shkencës mrekullohen me birin e njëbrirëshit , populli i varfër adhuron Virgjëreshën në fshehtësi dhe ngado ka libra dhe njerëz që digjen në pirgje .
Sekretet e familjes Tajd është një dramë familjare që të trondit e të jep shpresë. Çdo familje ka sekretet e saj.Disa janë të vogla, si të tregosh një gënjeshtër të bardhë ose të përgjosh pas një dere. Të tjerat janë më të rënda, si pabesia dhe tradhtia.Kurse disa sekrete janë aq të tmerrshme, sa duhen fshehur në një vend të thellë dhe të errët, sepse, nëse do të dilnin ndonjëherë në dritë, me siguri do ta dërrmonin një familje…
1,300LÇmimi origjinal qe: 1,300L.1,170LÇmimi i tanishëm është: 1,170L.