Historia e një lojtari të pasur të Harvardit dhe e një mjeshtreje të zgjuar të muzikës në Redklif, që nuk kanë asgjë të përbashkët përveç dashurisë dhe kanë mundësinë të ndajnë gjithçka, veç kohës. Kjo është historia e mrekullueshme, tronditëse dhe e sinqertë e Oliver Beretit IV dhe Xhenifer Kavilerit. Me humor dhe thumbues, i trishtueshëm dhe sfilitës, romani i mrekullueshëm i Erik Segalit do t’ju rrëmbejë, do t’ju mbajë dhe do të bëhet juaji përgjithmonë. Mbi 21 milionë kopje të “Histori Dashurie” janë shitur në 33 gjuhë. Ju, sikurse më shumë se 21 milionë të tjerë do të bini në dashuri me librin “Histori Dashurie”. Jo një eksperiencë.
I fuqishëm, si një dozë me Viagra dhe gazmor, si jeta dashurore e çdo femre moderne, libri “Kërkohet një burrë impotent” është një vështrim thellësisht i paturpshëm i kërkimit të një gruaje për Mr. “Të duhurin”. Karmen Leg është rreth tridhjetë e pesë vjeç, tërheqëse dhe tunduese; si shumë gra bashkëkohore beqare, ajo shpreson të gjejë Princin e Kaltër, duke nxjerrë një lajmërim në gazetë, ku përshkruan dëshirën e saj: Kërkohet një burrë i zgjuar, inteligjent dhe impotent . Menjëherë pas lajmërimit, Karmeni takon lloj–lloj burrash dhe fillon të kuptojë se shmangia e seksit nuk është domosdoshmërisht rruga më e mire për të pasur marrëdhënie të kthjellëta.
“Klasa” është një ndër romanet e autorit Erik Segal dhe klasifikohet si best seller. Në këtë roman pershkruhen pesë jetë, pesë histori dashurie dhe portreti i një brezi.
Pasi kreu pesë vjet burg për një gabim tragjik, Kenna Rowan kthehet në qytetin ku gjithçka shkoi keq, duke shpresuar të ribashkohet me vajzën e saj katërvjeçare. Por urat e djegura nga Kenna po rezultojnë të pamundura për t’u rindërtuar.
Ndodhi ne ballo, ku bukuroshja Liliane Bouman zbuloi qe temperamenti i saj prej amerikaneje,s’shihej me sy te mire ne shoqerine e sterholluar amerikane. Sidomos nga Lord Uestklifi, Markusi,beqari i arte me i padurueshem i qytetit.Ndodhi ne kopsht, ku Markusi dhe Liliana zbuluan qe nje puthje e vetme plot pasion mund te vlente me shume se nje mije paragjykime arrogante dhe madje me shume se nje parfum afrodiziak!
Morgan Granti është e vendosur të mos e lejojë të bijën të bëjë gabimet që ajo vetë ka bërë në rini, duke u martuar shumë herët dhe duke i prerë në mes ëndrrat e saj. As Klara nuk e do këtë. Nëna e saj aq e parashikueshme nuk ka asnjë grime spontaniteti në jetë.
Me karaktere dhe qëllime të ndryshme, Morgani dhe Klara duket se me zor bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi. Njeriu i vetëm që sjell paqe në familje është Krisi, bashkëshorti i Morganit dhe babai i Klarës, por paqes së tyre i vjen fundi kur ai përfshihet në një aksident tragjik, por edhe të dyshimtë, pasojat shkatërrimtare të të cilit nuk do të prekin vetëm Morganin dhe Klarën.
Melodia është një vajzë 11-vjeçare, krejt ndryshe nga shumica prej nesh. Ajo s’mund të ecë, s’mund të flasë, s’mund të shkruajë, për shkak të një sëmundjeje të lindur. Nga ana tjeter, ka një kujtesë fotografike: arrin të mbajë mend çdo hollësi të çfarëdolloj gjëje që nuk e ka përjetuar. Melodia është vajza më e zgjuar e shkollës, por askush nuk e di këtë.