-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Bindja
0“Bindja” na rrëfen dhimbjen që shkakton nënshtrimi ndaj paragjykimeve shoqërore dhe ndërgjegjësimin e një gruaje për dëshirat më të thella të zemrës së saj.Me guximin e saj të përhershëm, Austen denoncon kompromiset e vështira që bëhen për një jetese më të mirë, por jo vetëm.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Dhjete e gjysme e mbremjes
0Spanjë. Verë. Një çift me pushime, Maria e Pjeri dhe mikja e tyre, Kler, bllokohen për shkak të stuhisë në një qytezë, ku një burrë sapo ka kryer një krim pasioni: Rodrigo Paestra ka vrarë gruan e tij të re, vetëm 19 vjeç, në krahët e të dashurit. Qyteti është i trazuar, kudo ka patrulla policie. Nën dritat verbuese të stuhisë, Maria vështron çatitë e shtëpive. Dhe aty, fshehur në majë të një çatie, i zë syri një burrë. Një zbulim që mund t’i ndryshojë jetën. Maria dhe Rodrigoja, Pjeri dhe Klera në misterin e pritjes. Spanja, stuhia, një trekëndësh dashurie… Një roman policor ku tensioni erotik është i ndjeshëm në çdo fjalë. Me forcën e joshjes poetike, që e bën lexuesin rob të vetin.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Gjera qe nuk i kapercyem kurre
0“Gjëra që nuk i kapërcyem kurrë” është një roman i mbushur me humor, romancë dhe zhvillim të karaktereve. Shkrimi i Lucy Score sjell një histori argëtuese dhe frymëzuese për të gjithë ata që besojnë në aventurat e jetës dhe mundësinë e dashurisë së vërtetë që lind në mënyra të papritura.
-
-
Gjithçka perfekte te ti
0E shkuara; Kuini nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta gjente dashurinë e jetës përpara derës së të fejuarit të saj. Një vit pas ndarjes nga partnerët respektivë, Kuini dhe Grahami kanë një lidhje të përsosur, që duket sikur jua ka sjellë fati në derë. E tashmja: Shtatë vjet më pas, lidhja e përsosur kërcënohet nga papërsosmëritë e tyre; kujtimet, gabimet dhe ëndrrat që thurën ndër vite, po i shkatërrojnë. E vetmja që mund ta shpëtojë atë martesë, është pikërisht ajo që i çoi në pikën pa kthim. I mbushur me emocione të forta, përballje në çift, nga ato që i kalojnë të gjithë, por pakkush guxon t’i tregojë, romani “Gjithçka perfekte tek ti” pati sukses të menjëhershëm në tregun botëror. Një histori shumë prekëse, që na kujton se fuqia e pashtershme e dashurisë
është rruga e vetme. -
-
-
-
Histori Dashurie
0Historia e një lojtari të pasur të Harvardit dhe e një mjeshtreje të zgjuar të muzikës në Redklif, që nuk kanë asgjë të përbashkët përveç dashurisë dhe kanë mundësinë të ndajnë gjithçka, veç kohës. Kjo është historia e mrekullueshme, tronditëse dhe e sinqertë e Oliver Beretit IV dhe Xhenifer Kavilerit. Me humor dhe thumbues, i trishtueshëm dhe sfilitës, romani i mrekullueshëm i Erik Segalit do t’ju rrëmbejë, do t’ju mbajë dhe do të bëhet juaji përgjithmonë. Mbi 21 milionë kopje të “Histori Dashurie” janë shitur në 33 gjuhë. Ju, sikurse më shumë se 21 milionë të tjerë do të bini në dashuri me librin “Histori Dashurie”. Jo një eksperiencë.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-