Dashuria është e vështirë dhe ndonjëherë të thyen zemrën, ama ia vlen gjithmonë ta provosh. Pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj të dashur, një vajzë kubanoamerikane niset për në Havanë, ku zbulon rrënjët e identitetit të saj dhe nxjerr në dritë një sekret të familjes që nga koha e revolucionit kuban.
Vjeshta e Patriarkut, një nga veprat më të ndërlikuara dhe ambicioze të Gabriel García Márquez, është rrëfimi brilant i një tirani karabian dhe abuzimit me pushtetin.
Romani i Agatha Christie, Vrasja e Roxher Akrojdit është i votuar në vitin 2013 nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit si romani më i mirë i kësaj gjinie, i shkruar ndonjëherë!
Autorja e sages “7 motrat”, Lucinda Riley vjen me nje tjeter roman para lexuesit shqiptar. Kesaj radhe me nje fiction te zhanrit mister, “Vrasje ne shtepine Flit”, ku nje shtepi si ajo e familjes Flit mban sekretet me te mistershme qe mund te kene ndodhur ndonjehere….
Autorja e sages “7 motrat”, Lucinda Riley vjen me nje tjeter roman para lexuesit shqiptar. Kesaj radhe me nje fiction te zhanrit mister, “Vrasje ne shtepine Flit”, ku nje shtepi si ajo e familjes Flit mban sekretet me te mistershme qe mund te kene ndodhur ndonjehere….
Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.
Bazuar në historinë e vërtetë të Melita Norwoodit, spiunes angleze të KGB-së, e zbuluar në vitin 1999, Xhoana e Kuqe është një dramë e paharrueshme spiunazhi dhe dashurie, por, mbi të gjitha, një histori që na tregon për zgjedhjet që bëjmë në jetë dhe pasojat e tyre të pashmangshme.
Ngjarja e romanit “Zemra nuk e njeh armikun” ndodh në një kohë reale. Veç emrat dhe rrjedha janë trill artistik. Gjithçka e ka zanafillën nga një fabul e thjeshtë. Ne ishim një brez i tërë djemsh. Në mesin tonë kishim jo një, por disa vajza të bukura. Të bukura dhe të edukuara. Këto vinin nga familjet e internuara. Shumë i pëlqenim. I adhuronim duke i ndjekur me sy. Por asnjëherë, asnjëri nga ne nuk guxoi të krijonte një lidhje. Ato ishin armiku ynë. Armiku i klasës. Kjo është arsyeja e trillit. Për të përmbushur dashuritë e humbura.
Teksa shijon vetminë e tij ndër male, njeriu i fundit në tokë shkon me makinë drejt kryeqitetit Krisopoli për të parë nëse ka të tjerë që i kanë mbijetuar Zhdukjes. Por nuk ka asnjë, të gjallë opo të vdekur, në këtë qytet të “plutokracisë së shejntë’’, me pesëdhjetë e gjashtë bankat e tij dhe po aq kisha. Ai sapo është larguar nga metropoli për t’i shpëtuar njerëzve, betejave dhe ambicieve të tyre, por këtu zbulon se papritur, e gjithë raca njerëzore është zhdukur pa një gjurmë të vetme.
Në lagjet protestante të Belfastit mjafton një shkëndijë për t’i vënë zjarrin gjithçkaje si në vifet e Turbullirave. Vendimi i bashkisë së qytetit për të kufizuar lartësinë e zjarreve festive të solsticit veror, shkakton një shpërthim zemërimi të papritur. Rrugët gëlltiten nga flakët. Semi, një sindikalist i vjetër paraushtarak, shikon me shqetësim të thellë që i biri po ecën në gjurmët e tij të dhunshme. Nga ana tjetër, Xhonatani, mjek, ‘është i bindur se vajza e tij e porsalindur është gjysme’ njeri gjysmë sirenë. Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konflikfet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social. Një roman tronditës ku dhuna dhe humori ndërthuren me realitetet më ekstreme.
Hetuesit më të jashtëzakonshëm të krijuar nga Agatha Christie janë: Mis Marpëlli, protagonistja e një cikli të tërë romanesh të saj, një heroinë e jashtëzakonshme, e cila e njeh me rrënjë natyrën njerëzore dhe është në gjendje ta zbulojë fajtorin pa lëvizur nga salloni i saj komod dhe i vjetruar.