Një histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës. Romani, që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022! Me regji të Aitch Alberto dhe me një kast aktorësh si Eva Longoria, Eugenio Derbez etj. Filmi u shfaq premierë në International Toronto Film Festival, në shtator 2022. Pritet që të dalë në kinematë amerikane për publikun e gjerë në shtator 2023.
“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë brilante një botë, ku rregullat e ngurta familjare dhe shoqërore përplasen me regëtimat e zemrës.
Plot jetë dhe tërheqës, në portretizimin e betejës së një gruaje për vetëpërmbushje, në një shoqëri që lëkundet mes tradicionales dhe modernes, libri “Artistja e kënasë” hap një derë drejt një bote sa të harlisur e magjepsëse, aq edhe të zymtë e mizore.
I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur “për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta”.
Fati nuk heq dore nga njeriu. Rishkruhet sërish çast pas çasti. Vijnë momentë që i bën gjërat që ke thënë se sdo i bëje, pranon gjërat që sdo i pranoje, e do atë që sdo e doje, shkon atëherë kur mendoje se nuk të shkosh, mendon se ke vdekur por prap vazhdon të jetosh…
E ardhmja e një gruaje përcaktohet nga fati dhe zgjedhja në një roman mbresëlënës gjatë Luftës së Dytë Botërore për rrezikun, triumfin dhe shanset që i jepen individit që nuk dorëzohen. Kjo histori e rrallë vjen nga autorja bestseller e The New York Times, Rhys Bowen, e njohur për sagat historike.
Një debutim mahnitës, ku një fëmijë misterioz u mëson dy të panjohurve se si të dashurojnë dhe të
kenë përsëri besim tek të tjerët dhe te vetja Pas humbjes së nënës dhe një beteje të vështirë me tumorin e gjirit, e vendosur të vërtetojë se peripecitë ku e përplasi jeta nuk e thyen dot, Xhoana Tilli i kthehet përditshmërisë derisa rutinën e jetës së saj të veçuar, e trazon shfaqja e beftë e një vajze këmbëzbathur e me trupin të mbuluar me të nxira.
Vogëlushja e quan veten Ursa dhe pretendon se ka ardhur nga yjet, për të dëshmuar pesë mrekulli.
Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt. Në këtë përfundim epik të serisë Shtatë motrat, gjithçka do të zbulohet.