-
Autobiografia e Benjamin Franklin
0Një psikolog , fitues i disa çmimeve , zbulon fuqinë e fshehur të zërit që kemi brenda vetes dhe na tregon se si ta përdorim për të mposhtur ankthin , për të përmirsuar shëndetin fizik dhe mendor , dhe për të forcuar marrëdhëniet me të tjerët .
-
-
-
-
-
Gjuha e shpetuar, histori e një rinie
0Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo “histori e një rinie” u prit si një “vepër klasike bashkëkohore”, si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.
-
-
-
I VARFER DHE I PASTREHE NE PARIS DHE LONDER
0Një kronikë plot humor të zi dhe e hidhur e jetës së rrugës dhe fateve të shtresave të ulëta të dy metropoleve të mëdha. Në vitin 1928, 25 vjeçari Eric Arthur Blair vendoset në Paris, kryeqyteti i kulturës botërore dhe destinacioni i shumë shkrimtarëve dhe artistëve, të pasur dhe të varfër, nga e gjithë bota. Parisi i këtyre viteve ishte vendi ku pëlqente të jetonte Ernest Hemingway, Henry Miller, Gertrude Stein me bashkëjetuesen e vet Alice B. Toklas, Picasso, F. Scott Fitzgerald, Edith Wharton e shumë të tjerë. Shumë prej këtyre shkrimtarëve bënë libra të paharrueshëm për jetën e Parisit por është Eric Arthur Blair ai që me ka bërë kronikën më origjinale. Sipas tij, kjo “është një histori pak a shumë e parëndësishme që shpresoj se mund të jetë interesante, siç janë interesante ditarët e udhëtimeve”.Një incident i pakëndshëm i ndodh shkrimtarit të ri, që e zhyt në mjerim, në uri dhe në kërkim të punëve të rëndomta. Shkrimtari, që më vonë u bë i njohur me pseudonimin George Orwell, nisi në këtë mënyrë të eksploronte Parisin dhe, më pas Londrën, nga statusi i “skllavit të skllavit” dhe prej syve të endacakut. I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Kjo është hera e parë që ky libër vjen në gjuhën shqipe
-
Ne duart e askujt
0I kërcënuar nga mafia, polici Gianni Palagonia dërgohet në një Kuesturë në Italinë e Veriut, ku duhet të rifillojë një jetë të re së bashku me familjen.
Kundër vullnetit të tij, fati e çon sërish të merret me Koza Nostrën dhe më pas në ballë të operacionit më të madh antiterrorist të viteve të fundit, ai, që pas vrasjes së profesorit Marko Biaxhi dhe inspektorit Emanuele Petri, do të çojë në asgjësimin e Brigadave të Kuqe të Reja.
E ndërsa jeta e policit bëhet gjithnjë e më e vështirë, e furishme dhe e rrezikshme, jeta private shkalafitet dita-ditës, në tëhuajtje, në vetmi, në një rutinë të përditshme, në të cilën asgjë nuk duket se ka kuptim.
-
-
Shtegu i kripes
0Vetëm pak ditë pasi Rejnor Uin mësoi se Mothi,burri i saj që prej tridhjetë e dy vjetësh, ishte përfundimisht i sëmurë,ata humbën shtëpinë dhe gjithcka kishin. Të mbetur trok e cik,nuk e vonuan shumë dhe vendosën menjëherë të përshkonin me këmbë shtegun Bregdetar Jugperëndimor,një distancë prej 1000 km,nga Somerseti në Dorset nëpërmjet Kornuellit dhe Devonit.Duke jetuar nën qiell të hapur dhe të lirë,në mëshirë të detit dhe qiellit,ata zbulojnë një menyrë të re ekzistence. Por cfarë i pret ata në fund të udhëtimit?
-
Te pandarat
0Simone de Beauvoir e shkroi këtë roman, Të pandarat, në vitin 1954 dhe, megjithëse vendosi të mos e botonte, e ruajti dorëshkrimin, i cili më në fund u gjet dhe sot konsiderohet një zbulim i madh letrar: megjithëse Silvia/Simone tenton në këtë histori të bëhet njësh me shoqen, shfaqet qartë rrugëtimi i saj i ndryshëm, që do ta ndihmojë jo vetëm të shpëtojë, por edhe të bëhet një figurë themelore në historinë e emancipimit të gruas në shekullin e njëzetë.
-
-
Une
0Autobiografia UNË është e mbushur me dramë, që nga refuzimi i hershëm i punës së Eltonit me partnerin këngëshkrues Berni Topin deri në daljen jashtë kontrollit të superyllit që kryesonte listat e klasifikimit të këngëve; nga miqësia me Xhon Lenonin, Fredi Mërkërin dhe Xhorxh Majkëllin deri te vallëzimi disko me Mbretëreshën; nga orvatjet për vetëvrasje deri te varësia ndaj drogës, që do ta mbante mbërthyer për më shumë se një dekadë.
-
Une jam Zllatan Ibrahimovic
0Ky libër i kushtohet familjes sime dhe miqve të mi, të gjithë atyre që më kanë ndjekur dhe kanë qëndruar përkrah meje në ditët fatlume dhe të vështira. Dua t’u kushtoj një mendim edhe të gjithë fëmijëve, sidomos atyre që ndihen pak të çuditshëm e të ndryshëm, që nuk pranohen deri në fund dhe që bien në sy për motive të gabuara.Nuk ka asgjë të keqe të mos jesh njësoj me të tjerët. Vazhdoni të besoni në vetvete; sikurse mëson historia ime, në fund, pavarësisht nga gjithçka, secili mund të gjejë rrugën e vet.
-
-