“Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.
Lodra e tërbuar rrëfen historinë e trazuar të Silvio Astierit, djalosh i ri, banor i Buenos Airesit dhe zë rrëfyes i romanit. Në fillim të ngjarjeve, ai është thuajse fëmijë, por do t’i duhet të rritet me të shpejtë. Rravgimet e mëpasme do të kenë kthesa të mprehta dhe pasoja të ashpra për Astierin: një vjedhje me shokët e fëmijërisë, nevoja për një punë të mirë, po dhe dëshira për të studiuar, orvatjet për të qenë shpikës, shitës, e përsëri bashkëpunëtor në një tjetër krim.
“Sikur të isha djalë” i Haki Stermillit është romani që protagonist ka Dijen, vajzën e cila qysh në fëmijëri sfidohet nga jeta, shkon deri në atë pikë sa ajo thotë “sikur të isha djalë”. Romani, që flet për gruan shqiptare dhe peripecitë nëpër të cilat ka kaluar, por edhe si libri i parë që i përfshin pengesat që sot i hasin feministët, ka qenë pikë referimi në debatin “Feminizmi shqiptar”, organizuar nga Klubi i Leximit dhe Diskutimit të Librave Feministë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Një udhëtim prej më shumë se 500 faqesh, përmes shtatë kontinenteve e disa dekadash, që na bën të mendojmë për çështje si seksizmi, barazia gjinore, feminizmi, raca etj., për botën, jetën dhe vdekjen, në një mënyrë madhështore. Të gjitha këto përmes penës së Jamal Ouariachit, si një shkrimtar i ri dhe shumë i talentuar, një yll në rritje jo vetëm i letërsisë së Vendeve të Ulëta.
Monika Kompaníková, ka lindur në vitin 1979. Konsiderohet si një nga shkrimtaret më të shquara bashkëkohore të Sllovakisë. Ka studiuar për pikturë dhe dizajn grafik në Akademinë e Arteve të Bukura në Bratislavë. Romani “Varka e pestë” është përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme dhe në vitin 2014, është realizuar film në një bashkëprodhim sllovak-çeko-gjerman. ***Frymëzuar nga ngjarje të vërteta, Kompaníková ka shkruar një histori të jashtëzakonshme rreth marrëdhënieve të fëmijëve dhe prindërve në shoqërinë moderne. Kritikat ndaj shoqërisë dhe pyetjet e shumta të rëndësishme që ajo ngre mbi këto marrëdhënie e bëjnë atë, sipas shumë njerëzve, pikën e kthesës së letërsisë bashkëkohore sllovake. Kompaníková rrëfen me talent krijon një atmosferë autentike. Kritika e ka cilësuar romanin “Varka e pestë” si një roman modern socio-kritik, një fenomen i rrallë në letërsinë sllovake. Një ndër temat mbizotëruese në veprat e saj, vetmia e individit, zakonisht çfaqet në formën e vetizolimit nga bota e jashtme. Personazhet e saj janë njerëz që jetojnë në skajet e shoqërisë me një të kaluar të errët ose që mund të aluzionohet. *** Historia rrëfehet nga këndvështrimi i Jarka-s dymbëdhjetë vjeçare, [ajo ka ardhur në jetë kur Lysia, mamaja e saj nuk ishte më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjeç], e cila jeton me mamanë e saj dhe me gjyshen, në një familje “pa dashuri dhe harmoni”. E injoruar nga mjedisi social dhe e rrethuar nga xhungla e godinave postkomuniste prej betoni në një qytetet të vogël të Bratislavës, Jarka i kalon ditët duke ëndërruar për vendin e saj më të sigurt: një kopsht dhe një shtëpizë e vogël e ndërtuar nga gjyshi diku në periferi e rrethuar nga gjelbërimi dhe “varka e saj në një port të sigurt”… Një ditë ajo “vjedh” dy binjakë miturakë, dhe i çon në shtëpizën e vogël në kopsht e kujdeset për ata. Në këtë shtëpi ajo sjell edhe “vocërrakun” tetëvjeçar Kristianin, një djalë shumë i edukuar që është larguar nga shtëpia e tij. Këto janë historitë e fëmijëve të periferisë, të braktisur dhe që gjejnë strehë në rrugë duke u ndier më të sigurt sesa në shtëpitë e tyre.