Ky libër është hartuar për fëmijë nga 1 deri në 3 vjeç. Për ta janë edhe këto 32 tregime të shkurtra, me pak tekst, me fjalë të thjeshta e nganjëherë me rimë. Atyre u kushtohen edhe plot vizatime me ngjyra, as shumë të vogla, as shumë të vështira… Ja disa prej historive: Mami arusha, Pio-Pio, Macja në kotec, Dimri i ketrushëve, Merimanga në pellg etj.
1,100LÇmimi origjinal qe: 1,100L.990LÇmimi i tanishëm është: 990L.
Krabati eshte nje djale, katermbedhjete vjec, jetim. Nje nate ai sheh nje enderr te cuditshme. Ne enderr degjon nje ze te larget qe i kerkon te shkoje te nje mulli misterioz. Kur zgjohet prej gjumit, Krabati niset per rruge qe ta kerkoje mullirin. Aty gjen njembedhjete djem te tjere qe punojne si cirake. Krabati behet ciraku i dymbedhjete. Por shpejt merr vesh se, ne te vertete, s’behet fjale per nje mulli dosido, por per nje shkolle te magjise se zeze; vete, mullisi s’eshte mullis si gjithe te tjeret, por nje magjistar i fuqishem. Krabati perpiqet te mesoje sa me shume per magjine, por njekohesisht kupton se duhet te beje cmos te largohet nga ai vend. Kjo deshire i shtohet edhe me kur sheh nje vajze nga fshatrat aty afer, por njekohesisht nis te kuptoje se mullisi ka plane te tjera te mbrapshta per djemte. Ne fakt, shoket e tij nisin te vdesin njeri pas tjetrit nga aksidente te mistershme, dhe Krabati kupton se i duhet te vere ne perdorim gjithe magjite qe ka mesuar per te mposhtur mullisin-magjistar, qe te shpertoje nga ai vend bashke me vajzen.
850LÇmimi origjinal qe: 850L.765LÇmimi i tanishëm është: 765L.
Ky libër përmban lloj-lloj historish me princesha dhe jo pak, por janë 26 të tilla. Shoqëruar me ilustrime, nuk ka si të mos jenë më të bukurat. Këtu do të gjeni princesha klasike, por edhe princesha të ditëve tona, princesha zemërmira, tekanjoze, çapkëne, bukuroshe… Këtu është princeshë Firifiu, princeshë Poleta, princeshë Sherazadja, princeshë Zeli, princesha me 999 këpucë e sa e sa të tjera. Po të mos i njihni e jeni kureshtare për bëmat e jetën e tyre, ky libër do t’jua dëftojë.
1,100LÇmimi origjinal qe: 1,100L.990LÇmimi i tanishëm është: 990L.
Në 12 përrallat e këtij libri fëmijët do të hasin Gishton, Borëbardhën, Krelartën dhe tre arushët, zonjën Dëborë, Hirushen, Gishtëzën, Hansin dhe Gretën e të tjera personazhe të dashura e të paharrueshme, që bëhen edhe më të hijshme prej ilustrimeve mjeshtërore. Ndaj, para se t’i vini të vegjlit në gjumë, ose dhe thjesht e vetëm për t’u kënaqur, lexojuni këto përralla të bukura klasike.
1,100LÇmimi origjinal qe: 1,100L.990LÇmimi i tanishëm është: 990L.
Libri “Shëët, mos zgjojmë kafshët e pyllit” është pjesë e serisë “Shëët, mos zgjojmë…”. Ky libër është pajisur me kapakë që hapen. Në pyll të gjithë flenë. Të gjithë vërtet? Vogëlushët çapkënë që janë brenda librit, u bëjnë bisht prindërve dhe ata as që i vënë re, se ia kanë marrë me gjumë. Por të vegjlit tanë, ketrushët, lepurushët, zogjtë, fulterëzat, dhelprat e vockla dhe drenushët nuk i zë gjumi menjëherë. Po mirë, çfarë bëjnë atëherë? Shfletoni librin dhe hapni kapakët, që ta mësoni.
700LÇmimi origjinal qe: 700L.630LÇmimi i tanishëm është: 630L.
Nje vajze e vogel largohet fshehurazi nga shetpia kur ne jete vjen vellai i saj. Ajo eshte e sigurt se prinderit duan ta zevendesojne ate. Eshte vjeshte dhe ajri ka nisur te ftohet. Megjithate, vogelushja vendos te fshihet tek nje peme e madhe lisi, ku mendon se do te qendroje pergjithnje. Ne pemen e lisit, ajo zbulon, qe aty lart nuk eshte vetem.
800LÇmimi origjinal qe: 800L.720LÇmimi i tanishëm është: 720L.