-
-
-
-
-
Biblioteka sekrete e Aushvicit
0Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje.
-
-
-
-
Brida
0Brida është një vajzë e re irlandeze, e dashuruar me një fizikan të ri, Lorencin. Ajo ka ndjerë një thirrje të brendshme të misterit dhe prandaj shkon dhe i kërkon një magjistari të njohur si Mjeshtri i Madh, personazh nga kryesorët në roman, t’i mësojë magjinë. Këtu zë fill një subjekt që do ta përfshijë këtë vajzë në eksperienca të jashtëzakonshme që kanë të bëjmë me përballjen e saj me dhuntinë e lindur prej shtrige, me lidhjet që krijon e mësimet që merr nga mbretëresha e stregonerisë irlandeze, Wicca, me takimin në hipnozë me një prej paraardhëseve të saj nga mesjeta, që është djegur në turrën e druve nga inkuizicioni.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Dite e re
0Një natë dhjetori, në një cep të errët të portit, tre burra djegin të gjallë Sebastianin, një endacak të cilit i ka dalë nami si mashtrues i tmerrshëm. Pavllo, më i riu nga tre autorët e vrasjes, i tronditur nga brutaliteti i krimit, kërkon të dhëna për viktimën, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të çlirohet nga brejtjet e ndërgjegjes. I kapluar nga pështjellimi mendor, ai beson se nëse ringjall historinë e të vdekurit, do ta rikthejë në jetë. Duke eksploruar strehëzat e të pastrehëve, ai arrin të gjejë shokët e Sebastianit, Teon, Markonin, Lokin dhe Janin. Ai u kërkon të katërve t’i rrëfejnë historinë e tyre dhe historinë e mikut të tyre të humbur, dhe, pa e kuptuar, ai bie në kurthin e një bote të çuditshme. Ndërsa në fillim gjithçka duket e vërtetë, rrëfimet bëhen më të ndërlikuara. Ç’shkaqe dhe ç’motive i çojnë ata në dëshmi të ndryshme dhe shpesh kontradiktore? Ku ndalet miti dhe ku fillon e vërteta? Kush ishte Sebastiani, fundja? Një zbritje në ferrin e hapësirës dhe kohës, një endje në parajsën e rrëfimit, një labirint ku mund të fshihet kuptimi i jetës.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Gardalina vol.2
0Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, “Gardalina”, i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.Personazhi kryesor, Theodor Deker, është edhe tregimtari i romanit, një adoleshent i Manhatanit, jashtëzakonisht i zgjuar dhe shumë i lidhur me të ëmën, një grua e kulturuar dhe e vetmuar, idhnak kundrejt të atit, një ish – aktor i Brodueit dhe i alkoolizuar. Jeta e Theos tronditet gjatë një vizite në muze kushtuar artit flamand.Pasi djali dhe e ëma kanë kundruar kryeveprën “Gardalina” të piktorit holandez Carel Fabritius, një bombë hedh në erë të gjithë pavionin e muzeut. Mamaja e tij nuk arrin të mbijetojë, por Theoja dhe “Gardalina”, ajo pikturë e vogël e çmuar, që në pak penelat përmbledh të gjitha dritëhijet e artit flamand, arrijnë të shpëtojnë.Theoja, që sapo ka mbushur të trembëdhjetat, i mbijeton këtij atentati terrorist, që ia shkatërroi jetën brenda një çasti. I gjendur vetëm në mes të Nju Jorkut, pa asnjë të afërm ose vend ku të qëndrojë, ai merret nën kujdestari nga familja e pasur e një shoku të shkollës. Në shtëpinë e re në Park Avenue, ai ndihet në siklet, i izoluar nga miqtë e vjetër dhe i sfilitur nga malli për të ëmën.Për këtë arsye kapet pas së vetmes gjë që ia sillte atij më afër: “Gardalinës”, pikturës së vjetër me bukuri unike, që në të ardhmen do bëjë të mundur që ai të depërtojë në mjediset e rrezikshme të kriminalitetit ndërkombëtar. Theoja rritet, burrërohet, dashurohet dhe ndërkohë…Lidhjen ndërmjet “Gardalinës” dhe Theos do ta zbuloni duke u zhytur në leximin e këtij libri intrigues, që lexohet me ngulm deri në faqen e fundit. Një roman i fuqishëm, kompleks, i shkruar me mjeshtëri, që shpaloset nën sytë tanë tamam si një kryevepër e artit flamand. Tregimtari i këtij libri të josh, të mallëngjen dhe të lëndon, është një nga ata zëra që do të vazhdojë të na flasë edhe pasi të kemi mbaruar librin.Romani është bërë një bestseller ndërkombëtar, duke qëndruar më shumë se 35 javë si pjesë e listës bestseller të New York Times në Amerikë, si dhe listën bestseller për romanet të Sunday Times në Angli. Ai ka pasur të njëjtin sukses në përkthim, duke qenë në vend të parë në Francë në janar 2014, ku është vlerësuar nga Le Monde si “një roman i madh magjepsës” dhe ku Donna Tartt përshkruhet si “një autore në majën e artit të saj”.Ai ka qenë gjithashtu në vend të parë në listën e bestsellerve në Gjermani. Kurse në Itali është ribotuar dhjetë herë që nga botimi i parë në mars të vitit 2014.
-
-
-
Gjithçka që ke
0Një gazetare. Një ambicie. Mes tyre, statistika nuk gënjen. Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. TANI E KA. E quajnë Flutura e Zezë… Dhe eshtë një vrasës i paskrupullt, ai hyn në shtëpitë e viktimave dhe i masakron, duke i gjymtuar në mënyra mizore. Por… ai nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. Për ta gjetur e për ta ndalur, dikush duhet të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët më të përhumbura të së kaluarës, pavarësisht frikës se ato të shpien drejt fundi shkatërrues.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-