“Ky eshte nje liber per njerezit qe vdesin te rriten -nje liber per nje kulture qe rrezikon te asgjesoje veten nese njerezit te cilet e perbejne ate refuzojne te rriten.Eshte nje liber i pershtatshem me se shumti per kohen tone te papjekur,te hutuar,komplekse,por jashtezakonisht premtuese.Shpresoj qe urtesia qe permban te ndihmoje shume shpirta te trazuar ne gjetjen,shkeljen dhe zvogelimin e ngushtices perpara dhe perpjetez.Gjithcka qe kemi ndertuar-gjithcka qe aktualisht kemi ne fatin tone te madh e te mire-varet me shume nga c’mund te imagjinojme nga aftesia e secilit prej nesh qe ta bejme pikerisht kete” – Jordan Peterson,autor i 12 Rregullave per Jeten
Për mendimin grek, nëse bota shoqërore duhet t’i nënshtrohet numrit dhe masës, natyra përfaqëson kryesisht fushën e përafërsisë ku nuk zbatohen as njehsime të sakta, as arsyetime të rrepta. Arsyeja greke nuk u formua aq nga marrëdhëniet njerëzore me gjërat, sesa nëpërmjet marrëdhënieve të njerëzve midis tyre. Ajo u zhvillua më pak nëpërmjet teknikave që veprojnë mbi botën, sesa nëpërmjet atyre që të bëjnë të kuptosh të tjerët dhe gjuha e të cilave është instrumenti i tyre i përbashkët: arti i politikës, i retorikës, i profesorit. Arsyeja greke është ajo që në mënyrë pozitive, të menduar, metodike, të lejon të veprosh mbi njerëzit e jo të shndërrosh natyrën. Në kufizimet, si dhe në risitë e saj, ajo është pjellë e qytetit.
Si u pasuruan shitësit, drejtorët e vegjël dhe sekretarët e partisë të ndërmarrjeve të kohës të komunizmit? Pse ligji për tokën e shkatërroi përgjithmonë ekonominë dhe shtetin shqiptar?
Në qendër të rrëfimit të Volterit është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke shkruar këtë traktat mbi tolerancën.