• Dy ese

    0

    Origjina dhe Parimet e Revolucionit Amerikan krahasuar me Origjinën dhe Parimet e Revolucionit Francez (1800) ndriçon diferencën mes shkaqeve dhe parimeve të dy revolucioneve.

    700L
    Shtoje në shportë
  • Frika prej dijes

    0

    “Frika prej dijes” ka fituar një Choice Award si libri më i mirë akademik i vitit 2006. Boghossian demonstron qartë se skepticizmi dhe mohimi relativist i së vërtetës objektive dhe dijes është i pakuptimtë, se filozofia ofron një logjikë të shëndoshë kundër pretendimit relativist që dija e arsyeja janë të bazuara në kulturat përkatëse apo që ato janë subjektive.

    500L
    Shtoje në shportë
  • Koncepti i së drejtës

    0

    Koncepti i së drejtës, 1961, konsiderohet si vepra më e rëndësishme origjinale e shkruar ne shekullin XX – të në fushën e filozofisë të së drejtës dhe argumentet e saj ndezën debate të gjera dhe i dhanë hov studimeve të asaj larmie.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Konsiderata për Francën

    0

    Konsiderata për Francën, 1797, është ekuivalenti frëng i “Refleksione për Revolucionin Francez” të anglo – irlandezit Burke. Maistre e konsideron Revolucionin Francez dhe krimet e regjimit të Terrorit si kulmi dhe pasoja logjike e shpirtit destruktiv të ateizmit filozofik, dhe po aq mirë ndëshkim hyjnor; ai mendon se Revolucioni e Republika dështuan së bashku me teoritë e arsyes e të së drejtave të njeriut, kështu që tradita dhe feja duhet të mbushin honin, prandaj edhe mbron idenë e një aleance të re të fronit e altarit në një monarki burbone të restauruar. Konsiderata për Francën ngre çështje të përhershme të rëndësishme të mendimit politik.

    500L
    Shtoje në shportë
  • Kushtetuta e Athinasve

    0

    Kushtetuta e athinasve, vepër e ardhur e paplotë deri te ne, ajo është jo vetëm një histori politike e rindërtimit të demokracisë athinase pas periudhës së sundimit të 30 tiranëve përmes ngritjes së një sistemi shtetëror të ri, por njëkohësisht edhe një analizë e sistemit politik athinas mesh shekujve të shtatë e të katërt para Krishtit.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Njeriu kundër shtetit, pesë ese politike

    0

    Njeriu kundër shtetit, librin e tij më të shquar, Spencer e botoi më 1884. Pjesërisht shqetësim për përparimin e etatizmit, pjesërisht profeci për rrjedhojat e mundshme a ndofta të pashmangshme të zëvendësimit të parimit individualist të kooperimit vullnetar në shoqëri me parimin etatist të kooperimit të detyruar – ky është thelbi i librit.

    500L
    Shtoje në shportë