Një luftë e përgjakshme mes Britanisë së Madhe dhe Francës po zhvillohet në kufirin amerikan. Dy motra duhet të kalojnë mespërmes territorit armik, për të takuar babanë e tyre. Kush mund t’i ndihmojë? Një renegat skaut, i quajtur Syfajkoi dhe dy indianë guximtarë. Hidhuni bashkë me ta në një aventurë të magjishme, mes një natyre të egër po aq sa edhe vetë njerëzit e saj. Fluturoni në botën e një libri tejet emocionues, sepse i tillë është…
I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, “I rrëmbyeri” është një roman klasik i aventurës së lartë së Robert Louis Stevenson-it. I dashur nga gjeneratat, është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi e nga pasuria e trashëguar dh, komplotoi për ta shitur atë si skllav.
Një seri e re për të mësuar matematikën me veprimtari zbavitëse të projektuara për të stimuluar vëmendjen në proceset mendore që mbështesin të
nxënit e matematikës, fuqizimin e mendimit divergjent dhe krijues, .
përfshirjen nëpërmjet një rrëfimi intrigues, që merr shkas nga enigmistika dhe nga didaktika nëpërmjet lojës.
Në këtë numër Inspektore Numërori dhe ndihmësit e saj, Miushët e Gjirizeve, do të hetojnë mbi zhdukjen e mistershme të kamerave në një shesh xhirimi në qendër të Romës, duke e shoqëruar fëmijën në kërkimin e të dhënave që do të zbulojnë fajtorin.
Ç’bëjnë mësuesit kur dalin nga klasa, nëse dalin ndonjëherë? Flenë nëpër tavanet e varur si lakuriqët e natës, apo të zhytur në ndonjë pirg këpucësh demode? Që nga mësuesit pleq që humbasin nëpër korridore deri te mësuesit që kundërmojnë era qen të kromosur, përgatituni të mbani barkun me dorë nga të qeshurat me këtë libër të shkëlqyer që shkakton lot gajasje. I urren apo i dashuron mësuesit, do të bëhesh një nga ata apo nuk të plas fare, por thjesht të pëlqen të lexosh histori me potere – ky libër është për ty!
Seria: “Gjej, ndiej, mëso” Kafshët e xhunglës Në këtë libër plot me ilustrime të mrekullueshme, pjesë e serisë “Gjej, ndiej, mëso”, vogëlushët do të njihen me botën e xhunglës dhe jo vetëm me emrat e kafshëve. Ata do të vështrojnë faqe më faqe për të gjetur kafshët dhe me mollëzat e gishtave të veckël mund ta zbulojnë këtë botë të lezetshme duke prekur e ndjerë trupin e krokodilit e të elefantit, gëzofin e majmunit e plot gjëra të tjera. Certifikuar për sigurinë nga BE
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. “Të voglat përralla të Mëdha” i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.