Në këtë botim, Ramiti ju mëson si të zgjidhni investimet afatgjata dhe llogaritë e duhura bankare. Me këndvështrimin e tij karakteristik, plotësisht serioz, ai tregon si të shtrydhni çdo përfitim të fshehtë nga karta juaj e kreditit. Si të lani borxhet dhe kreditë studentore. Ju mëson fjalët e sakta si të negocioni për rritje rroge. Si të krijoni një sistem automatik të parave dhe pastaj të vazhdoni jetën pa e vrarë më mendjen.
Marketingu e ka humbur një pjesë të ndikimit të tij gjatë viteve të fundit . Ky libër tërheqës ju shpjegoj se si muns ta fitojë sërish marketingu influencen e vet brenda dhe jashtë organizatës .
Ne histori, ATA, te cilesuar si “mashtrues te medhenj financiare”, si “mendje te ndritura” apo “gjeni te mashtrimit” jane te shumte. Cdo kohe dhe cdo vend ka “perfaqesuesit” e tij te shquar. Ne format dhe mjetet qe kane perdorur per qellimet e tyre shpesh jane vleresuar si “gjeniale”. ATA kane ditur te kuptojne dobesite e njerezve perballe parave dhe deshires per fitime te shpejta e te lehta, perballe mungeses se kultures monetare e financiare, i kane dredhur ligjeve dhe institucioneve, kane joshur politiken dhe medain, jane sjelle si menaxhere te vertete me “zemer te madhe” per te “ndihmuar” te varfrit dhe njerezit ne nevoje.
Qëllimi i këtij libri është që t’ju japë juve një varg idesh,metodash,strategjish dhe teknikash,të cilat mund t’i përdorni menjëherë për të bërë shitje më të shumta,më të shpejta dhe më të lehta se kurrë ndonjëherë “. Ky është një premtim prosperiteti që dijetari Brian Tracy e ka parë të përmbushur sërish. Si rrjedhojë e ndjekjes dhe vënies në jetë të ideve të tij, krahasuar me ndjekjen e proceseve të tjera trajnimesh që janë zhvilluar deri më sot, janë bërë milionerë shumë më tepër tregtarë. Të kuptoni psikologjinë që ekziston përtej procesit të shitjes është dicka thelbësore nese dëshironi që ëndrrat e juaja të realizohen me sukses. Ky libër ju jep celësin për ta kuptuar këtë.
Një udhëzues i sigurt i marketingut të së ardhmes, libri “Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it” është absolutisht i duhuri për ju. Mësoni teknikat më të mira për të shkuar te blerësit në kohë reale, rritni shikueshmërinë e profileve dhe biznesit tuaj në internet dhe do të rritni edhe shitjet. Për profesionistët, sipërmarrësit, pronarët e një biznesi dhe profesorët e fushës, ky udhëzues ofron strategji të sigurta, që mund të zbatohen menjëherë.
Ky libër ju çon drejt rrugës së duhur për të fituar vëmendje për produktet, shërbimet dhe idetë tuaja, duke lënë mënjanë marketingun dhe programet tradicionale të PR-it.
Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, – i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të mëparshëm “Është rruga jonë”, i parë me imtësi në kontekstin e zhvillimeve të reja në biznes.
Ne standardin e Bitcoin-it, ekonomisti Saifedean Ammous i shetit lexuesit permes historise se mrekullueshme te teknologjive te parase dhe zbulon arsyen se si keto teknologji fituan rolin e tyre monetar, si e humben , cfare na meson kjo gje mbi vecorite e deshirueshme te parase dhe se si Bitcoin-i eshte ndertuar per te permiresuar keto teknologji. Ammous-i sqaron perfitimet ekonomike, shoqerore,kulturore dhe politike te parase se shendetshme kundrejt asaj jo te shendetshme per te mundesuar nje diskutim te gjere mbi rolin potencial qe Bitcoin-i mund te luaje ne ekonomine digjitale te se ardhmes. Ne vend qe ta trajtoje Bitcoin-in si nje monedhe per kriminelet ose si nje rrjet te lire pagese, ky liber flet per te si nje alternative e decentalizuar e tregut te lire dhe paanshmerine politike perkundrejt alternatives aktuale te bankave qendrore, te cilat sjellin implikime potencialisht te medha ndaj lirise dhe mireqenies. Per cilindo qe po kerkon nje shpjegim te qarte te kesaj paraje te re digjitale, Standardi i Bitcoin-it eshte burimi i nevojshem.
Natyrisht se është më e lehtë të kopjohet një model sesa të krijohet diçka e re. Kur bëjmë diçka që tashme dimë si ta bëjmë, kjo e çon botën nga 1 te n, duke shtuar më shumë të diçkaje që është e njohur. Por çdo herë që krijojmë diçka të re, ne kalojmë nga 0 te 1. Veprimi i krijimit është i veçantë, siç është edhe momenti i krijimit, dhe rezultati eshtë diçka e re dhe e pazakontë. Ky libër është se si të arrijmë atje. “Kur një rrezikues shkruan një Iibër, lexoje. Në rastin e Peter Thiel, lexoje dy herë. Ose, për të qenë i sigurt, tri herë. Eshtë klasik.” – NASSIM NICHOLASTALEB, autor i “Mjellma e zezë”. “Ky libër paraqet ide tërësisht të reja dhe përtëritëse në krijimin e vlerës në botë.” – MARK ZUCKERBERG, CEO i Facebook. “Peter Thiel ka ndërtuar kompani të shumta depërtuese, dhe “Zero te Një” tregon si.” – ELON MUSK, CEO i SpaceX dheTesla.